Murati: I tronditur për të vrarët, sot, të gjithë jemi Mynih

Diaspora

Murati: I tronditur për të vrarët, sot, të gjithë jemi Mynih

Nga: Gresa Bajraktari Më: 23 korrik 2016 Në ora: 11:39
Valon Murati

Ministri i Diasporës Valon Murati ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Munich të Gjermanisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai thotë se është i tronditur me vdekjen e personave, përfshirë të rinjtë shqiptarë, transmeton Bota Sot.

“Sot, të gjithë jemi Mynih”, ka shkruar Murati.

Ky është postimi i tij i plotë:

Jam thellë i tronditur me lajmin e vdekjes së dhjetra personave në Mynih të Gjermanisë në mesin e të cilëve edhe të tre të rinjve shqiptarë, gjatë sulmit të mbrëmshëm terrorist që la të vrarë e të plagosur dhjetëra persona.

Sot, terrori nuk ka emër. Këta vrasës janë duke u munduar që të terrorizojnë qytetarët anëkënd botës. Andaj të gjithë duhet të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të vlerave të larta njerëzore si demokracia, barazia dhe liria.

Mbrëmë, pas Nicës, Stambollit, Parisit e Brukselit u sulmua Mynihu. Mbrëmë, vdekjen gjetën edhe tre bashkatdhetarë tanë të rinjë, që ne i prisnim me shumë gëzim e dashuri të vinin në atdhe.

Mendimet tona janë tek familjet e

viktimave, gjithë bashkatdhetarët tanë dhe populli gjerman. Sot, ne të gjithë bashkëndjejmë me viktimat.

Sabina, Armela, Diamant ju gjithmonë do të jeni në mendjet dhe zemrat tona!

Sot, ne të gjithë jemi Mynih!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat