Henry: Kemi sërish një hero

Futboll

Henry: Kemi sërish një hero

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 15:41
Antoine Griezmann

Legjenda franceze, Thierry Henry mendon se Antoine Griemann është hero i Francës. Ish-sulmuesi i Arsenalit tha se 25-vjeçari, i cili tani ka barazuar rekordin e tij me gjashtë gola në Evropian, mund të udhëheqë Francën drejt trofeve. “Jam kaq i emocionuar tani që po flas, është këndshëm të shoh skuadrën kaq të bashkuar, tifozët. Njeriu kryesor i kësaj skuadre është Griemzann. Ne të gjithë e dinim se ai duhej të luante këtë stil loje. Ne kemi sërish një hero, një sulmues i cili mund të fitojë turne për ne. Çfarë lojtari! Siç themi në Francë, Monsieur Griezmann. Ajo që po ai aktualisht është e jashtëzakonshme!” – tha Henry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat