Asamblesiti Mark Gjonaj bënë ftesë komunitetit shqiptarë për fushatën e tij në ngritjen e fondeve financiare

Amerika

Asamblesiti Mark Gjonaj bënë ftesë komunitetit shqiptarë për fushatën e tij në ngritjen e fondeve financiare

Më: 6 korrik 2016 Në ora: 15:32
Mark Gjona

NEW YORK CITY : Asamblesiti shqiptarë, në shtetin e Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, është duke u përgatitur për mandatin e tij të tretë, duke përfaqësuar përsëri Distriktin 80të, të zonës elektorale në qytetin e Bronxit, ku përfshihen disa nga lagjet më të banuara me shqiptarët.

Asamblesiti Gjonaj, ka nisur fushatën për ngritjen e fondeve finaciare një praktikë kjo e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara , e cila heq nga taksat kontributin tuaj për politikanët, duke bërë ftesë të gjithë mbështetësve shqiptarë, në New York, se :”Ju jeni të ftuar përzemërsisht për darkën fondmbledhëse, në mbështetje të rizgjedhjes së Mark Gjonaj edhe për një mandat tjetër për në Kuvendin - Asamblenë e Shtetit New York - District 80të,

Më tej njoftimi sqaronë se ky tubum për ngritjen e fondeve, do të mbahet ditën e Hënë - 11 korrik 2016 nga ora 6:00 pm(mbasdite) deri në orë 9:00 pm të darkës në lokalin “F & J Pine Restaurant” në lagjen Bronxdale në Bornx- New York.

Stafi i fushtës së Asamblesitit të parë shqiptarë në historinë e emigracionit të Shqiptarëve të Amerikës, bënë me dije, gjithshtu se :”Për ata që nuk mund të marrën pjesë, për arsye të ndryshme , mundet që kontributet e tyre të dërgohen në adresë : Friends of Mark Gjonaj 2018 Williamsbridge Road Bronx, NY 10461”.

Kreu i Shtetit shqiptar Presidenti i Shqipërisë zoti Bujar Nishani, i ka akorduar zotit Mark Gjonaj Dekoratën “Nderi i Kombit” .

Motivacioni i ketij nderimi është : “Në shenjë vlerësimi të merituar dhe mirënjohjeje për kontributin e spikatur e shembullin e tij të rrallë në forcimin e lidhjeve historike shqiptaro-amerikane, si dhe lartësimin e imazhit të popullit shqiptar e vlerave tona kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”./Beqir SINA/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat