Inspeksioni komunal i Prishtinës fillon kontrollet në fushën e transportit publik (Foto)

Prishtina

Inspeksioni komunal i Prishtinës fillon kontrollet në fushën e transportit publik (Foto)

Më: 29 qershor 2016 Në ora: 13:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoria e Inspeksioni në Komunën së Prishtinës përkatësisht Inspekcioni i Komunikacionit Rrugor, ka filluar me realizimin e planit operativ për kontrollet në fushën e transportit publik urban dhe urbano-periferik duke filluar nga data 27 qershor.

Në një njoftim të Komunës së Prishtinës thuhet se me këtë rast inspektorët janëduke kryer kontrollet për eliminimin e parregullsive në transportin publik dhe duke marrë masa sanksionuese sipas Ligjit për Transport Nr. 04/L-179.

“Qëllimi i këtij plani operativ është kontrolli i të gjithë operatorëve publikë urbanë dhe urbano periferik, me fokus gjendjen dhe kontrollet tekniko eksploatuese dhe gjithë dokumentacionin e tyre, për të ofruar siguri dhe komoditet gjatë transportit të qytetarëve dhe krijimin e kushteve me të mira për operatorët publik”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat