Evi Reçi interpreton edhe musical në Itali

Mediale Vip

Evi Reçi interpreton edhe musical në Itali

Më: 22 qershor 2016 Në ora: 18:01
Evi Reçi

Evi Reçi, është një nga emrat më të pëlqyer të muzikës shqiptare por që aktualisht jeton në Itali ku drejton një emision radiofonik.

Këngëtarja nuk e ka braktisur për asnjë çast muzikën dhe kjo dëshmohet në projektin e radhës në Itali gjatë këtyre ditëve. Ajo ka marrë pjesë në dy musical në Itali ku ka patur rolin kryesor,  atë të Eva Peron në “Evita” dhe një rol kryesor në musicalin “Cats”. Shfaqjet janë realizuar në Teatrin Everest në Firence dhe për Evin kjo është një ëndërr e bërë realitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat