S’jam e pasur, por kam çfarë më duhet (Foto)

Mediale Vip

S’jam e pasur, por kam çfarë më duhet (Foto)

Nga: Maksim Gjokaj Më: 21 qershor 2016 Në ora: 13:56
Vida Kunora

Ajo për momentin ndodhet në Amerikën e largët në një turne, por repertori i saj nuk njeh kufi kur bëhet fjalë për të qenë e ftuar kudo e në çdo gëzim familjar. Kjo është artistja Vida Kunora, e cila ka dy dekada në skenën shqiptare, e në rrëfimin e saj për “Bota sot” tregon se nuk lodhet kurrë, madje koncertet dhe dasmat i quan jetën e saj më të bukur. Nuk është vetëm një artiste e suksesshme, por dhe një grua e nënë e zonja. E si ia del të jetë e tillë, ajo na tregon gjatë inrtervistës!

“Bota sot”: Përshëndetje Vida ku jeni këto ditë, më duket se në Amerikën e largët?
-Përshëndetje për ty dhe stafin e gazetës tuaj, një ndër gazetat më të suksesshme në Kosovë e Diasporë. Për momentin gjendem në një turne koncertesh në Amerikë, është e disata herë që vij këtu dhe ndjehem mjaft e privilegjuar pasi këtu më duan dhe më respektojnë aq shumë sa mendoj me të vertete ta meritoj këtë gjë?.

“Bota sot”: Të duan shumë si artiste kudo ku ka shqiptarë, pse mendon?
- Mendoj se më duan për zërin tim, repertorin e gjithëanshëm, për këngët e bukura dhe për karakterin tim. Jam e afërt, e dashur, e kuptueshme, tolerante dhe pse e kuruar sipas shijeve të publikut që më ndjek.

“Bota sot”: Sa vite u bënë në skenë, dhe a ke thënë ndonjëherë: “U lodha”?
- Të them se janë diku 20 vite në skena, koncerte e dasma janë vitet më të bukura të jetës time. Nuk ndjej lodhje, është një punë që e dua, e bëj me pasion dhe që më jep fitim.

“Bota sot”: Vida është lezhjane, por kjo nuk do të thotë se nuk i këndon bukur edhe këngët e jugut dhe të Kosovës?
- Unë e lindur në Malësi të Madhe, e martuar në Lezhë dhe jetoj në Tiranë. Këndoj zakonisht këngët e veriut po kjo nuk do të thotë se nuk këndoj toskë apo Shqipëri të mesme, i këndoj i dua dhe i kam shumë për zemër. Në çdo dasëm në repertuarin tim ka pogonishte, napulon, çiftetel, allegro, rumba, folklor dhe këngë kosovare që janë aq të dashura për mua.

“Bota sot”: Në Kosovë ke ftesa, apo je fokuesuar më shumë në Shqipëri dhe në Diasporë?
-Aktiviteti im nuk njeh gjeografi, tani fillojnë dasmat ku shumicën i kam në Maqedoni e Kosovë pa përmendur Shqipërinë sidomos në Lezhë.

“Bota sot”: Keni shumë këngë, cila prejt tyre është më e dashura për ty, dhe e këndon edhe 100 herë brenda një koncerti pa përtesë?
-Në repertorin tim siç e përmenda më lart kam larmi këngësh po ajo që duan më shumë fansat e mi është “Djemtë e Malësisë teme”, “Hidhet vallja kuq e zi”, “Dasëm shqipe sot ka Londra” etj. Kujtoj se e kam kënduar 13 herë kur isha në Milano këngën “Djemtë e Malësisë teme”.

“Bota sot”: E duke qenë kudo e kërkuar dhe e pranishme, mund të themi se Vida është edhe një këngëtare e pasur, pra fiton shumë?
-Unë normalisht fitoj mirë mjaftueshëm për të jetuar mirë, jam e kënaqur me punën që bëj. Nuk jam e pasur po kam çfarë më duhet.

“Bota sot”: Je dhe një nënë, dhe një bashkëshorte e mirë, a gjen kohë që të jesh e tillë, dhe ndodh që ta harrosh për disa javë muzikën për shkak të përkushtimit ndaj familjes?
- Nuk është e lehtë të jesh grua, nënë, shoqe dhe një femër në karrierë. Përpiqem të menaxhoj çdo gjë perfekt duke pasur përkrah një burrë të mrekullueshëm dhe dy fëmijë që janë gjëja më e shtrenjtë për mua. Problem është koha, e cila asnjëherë nuk është e mjaftueshme të jem pranë fëmijëve dhe bashkëshortit. Shumë herë për shkaqe familjare kam qenë e detyruar të anulloj koncerte apo evente, pasi dasmat s’ka shans.

“Bota sot”: Të ndihmojnë ata apo më shumë të kritikojnë në muzikë?
-Çdo këngë që realizoj e marr mendimin e familjes, sidomos Jozefinës (vajzës), ajo ka vesh muzike, madje kemi realizuar 2 këngë së bashku e më pas iu përkushtua shkollës pasi studion mjekësi në një universitet privat ZKM në Tiranë.

“Bota sot”: Këtë verë ke vendosur të këndosh në Amerikë, apo do të shohim edhe nëpër mbrëmje dhe dasma në Shqipëri?
- Pas këtij turneu në Amerikë do jem në Shqipëri, pasi më pret një sezon i ngarkuar dasmash. Të falenderoj dhe ju ruajt Zoti dhe shumë respekte!.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat