Izraeli lë palestinezët pa ujë

Azia

Izraeli lë palestinezët pa ujë

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 19:36
Izraeli ka filluar një luftë me ujë kundër Palestinës

Në një deklaratë të lëshuar ditën e martë, nga zyra e kryeministrit palestinez Rami Hamdallah, është thënë që Izraeli ka filluar një luftë me ujë kundër Palestinës, shkruan BBC.

“Izraeli dëshiron që të pamundësoj jetë dinjitoze palestinezëve dhe është duke përdorur burimet tona të ujit për këtë qellim; përderisa përmes marrëveshjeve ilegale Izraeli ka shërbimet e ujësjellësit pa ndërprerje, palestinezët detyrohen të shpenzojnë shuma të mëdha për blerjen e ujit, i cili është i tyre” ka thënë Hamdallah në këtë deklarate.

Mekorot, furnizuesi kryesor i ujit për fshatrat dhe qytetet palestineze, është akuzuar për manipulimin e furnizimit me ujë në komunën e Jenin disa fshatra të Nablus dhe qytetin Salfit, duke lënë mijëra qytetarë të Palestinës pa qasje në ujë të pijshëm përgjatë Muajit të Ramazanit.

Kompania kombëtare e ujit në Izrael, Mekrot, ka mohuar këto akuza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat