17 vjeçarja vjell 50 herë në ditë, mjekët nuk ja zbulojnë sëmundjen

Ndryshe

17 vjeçarja vjell 50 herë në ditë, mjekët nuk ja zbulojnë sëmundjen

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 16:42
17 vjeçarja që vjell 50 herë në ditë

Një 17-vjeçare është detyruar të braktisë shkollën pasi është prekur nga një sëmundje e cila i shkakton të vjella shumë të shpeshta, deri në 50 herë në ditë. Vajza tregon se e ka të pamundur të hajë diçka, pasi duhet menjëherë të vjellë, çfarëdo qoftë ushqimi ose pija që ka konsumuar.

Të vjellat e shpeshta i shkaktojnë shumë lodhje, këputje dhe mungesë përqëndrimi e për këtë arsye ajo nuk mund të vazhdonte më shkollën.

Mjekët janë përpjekur përmes metodave nga më të ndryshmet që të gjejnë problemin që ka 17-vjeçarja, por sëmundja e saj mbetet ende mister. Ata nuk kanë mundur të zbulojnë se çfarë e shkakton këtë gjendje te adoleshentja.

Vajza tregon se mjekët shpesh e pyesin nëse ka pasur ndonjëherë çrregullime në ushqim, por ajo thotë se i pëlqen shumë të hajë, por problemi qëndron se tashmë, pas gjithçkaje që ha duhet të vjellë.

Mjekët mendojnë se kam probleme emocionale dhe për këtë arsye kam çrregullime në ushqim. Por, e vërteta është që unë gjithmonë e kam dashur shumë ushqimin”, - thotë vajza e shqetësuar që ende nuk po diagnostikohet problemi i saj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat