Ekuacioni që bëri me dhimbje koke edhe mësuesit e matematikës

Ndryshe

Ekuacioni që bëri me dhimbje koke edhe mësuesit e matematikës

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 15:16
Ekuacioni

Duket si një problemë e thjeshtë, por në “Facebook” ka shkaktuar një numër të jashtëzakonshëm komentesh. Problema është postuar në rrjetin social nga faqja “Trending in China”, dhe bazohet në logjikën e barazimit të një lloj luleje me një numër të caktuar.

Problema është në fakt një foto, në të cilën shfaqen tre ushtrime me lule. Rreshti i parë tregon tri lule të kuqe, shuma e të cilave është 60. Rreshti i dytë tregon një lule të kuqe dhe dy lule blu me shumën 30, ndërsa rreshti i tretë tregon një lule blu dhe një të verdhë, diferenca e të cilave është e barabartë me 3.

Rreshti i fundit tregon një lule të verdhë, vlera e të cilës mblidhet me vlerën e një të kuqeje dhe në fund, shuma shumëzohet me vlerën e një luleje blu.

Zgjidhja

Lulja e kuqe ka vlerën 20, bluja ka vlerën 5 kur është me pesë petale dhe 4 kur është me katër petale, ndërsa lulja e verdhë është baras me 1.

1 + 20 x 4

Meqë shumëzimi kryhet i pari, kemi 80 +1.

Përgjigjja është 81.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat