S’ka para për kthimin e trupave të dy shqiptareve që vdiqën në Greqi

Shqipëria

S’ka para për kthimin e trupave të dy shqiptareve që vdiqën në Greqi

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 18:47
At Konstandin Prifti

Pamundësia financiare ka bërë që dy trupat e dy grave shqiptare që vdiqën në spitalin e Greqisë, pas aksidentit në Krujë, të mos sillen në vendin tonë.

Një prej të moshuarave që mori plagë në autobusin e djegur në Krujë, ka vdekur tre ditë më parë, por trupi i saj nuk mund të sillet dot në Shqipëri pasi duhet 1500 euro për person.

E njëjta situatë është edhe për viktimën tjetër që ndërroi jetë të martën. At Konstandin Prifti, drejtuesi i kishës  së  Shën Theodhorit në Vlorë ndërsa përshkruan gjendjen e të plagosurave të tjera tregon edhe pamundësinë për të sjellë nga Greqia trupat e pajetë.

Për të grumbulluar të ardhurat për kthimin, ai shprehet se u është drejtuar besimtarëve, por kontributi i tyre ka qenë i pamjaftueshëm për të kryer këto pagesa.

“Unë po vazhdoj për të gjetur burim të ardhurash, por nuk arrihen të paguhen kaq shumë, 1500 euro për person. Dje kam pasur një besimtar që e kam pagëzuar nga Kosova, ai kishte shkuar në një kishë ortodokse në Gjermani edhe atje më mori një prift në telefon që na kanë ofruar 1500 euro. Sot hapa llogarinë bankare”, u shpreh At Konstandin Prifti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat