Ilazi nuk i do për kundërshtare serbet në Champions

Volejboll

Ilazi nuk i do për kundërshtare serbet në Champions

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2016 Në ora: 10:29
Lorik Ilazi

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Drita nga Gjilani, po planifikon të përforcohet për edicionin e ri sidomos për garat e Champions Leagues në volejboll. Me 9 qershor në Romë do të tërhiqet shorti, ndërsa gjilanaset presin ta mësojnë kundërshtarin e rrethit të parë në Champions. Ende nuk dihet se a do të vazhdojë apo jo me Dritën volejbollistja më e mirë shqiptare, Arjola Prenga. Megjithatë, kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, shpreson se Arjola do të mbetet pjesë e klubit për sfidat e mëdha që e presin në Champions. Në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” Ilazi shprehet optimist se do të ndërtojë një ekip të fuqishme për të lënë gjurmë në garat evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat