Suedia fton për botëror Albana Arifin

Hendboll

Suedia fton për botëror Albana Arifin

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2016 Në ora: 10:28
Albana Arifi

Hendbollistja e talentuar shqiptare, Albana Arifi, me sukses po luan në Suedi. Ajo është ftuar nga trajnerja e kombëtares së Suedisë U-20, Ola Mannson për Kampionatin Botëror U-20, që nisë me 3 korrik në Moskë të Rusisë. Albana është ndër lojtaret më të mira dhe pritet të japë maksimumin për suedezet në botëror. Suedia U-20 me 3 korrik do të takohet me Kilin dhe synojnë fitore. Suedezet janë në grup me Holandën, Kilin, Japoninë, Kinën dhe Rusinë. Është një grup shumë i fortë, por suedezet besojnë se do të arrijnë lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat