‘20min.ch’: Shqiptarët janë shembull i integrimit

Futboll

‘20min.ch’: Shqiptarët janë shembull i integrimit

Nga: Fitim Dika Më: 14 qershor 2016 Në ora: 10:23

 

Pas fitores 1:0 të Zvicrës festuan zviceranët dhe shqiptarët bashkë. Një shenjë e mirë e integrimit thonë ekspertët për 20min.ch. Kush ka dalur në rrugën Langstrasse të Cyrihut, ka parë qindra shqiptarë e zviceranë që menjëherë pas mbylljes së ndeshjes kanë festuar bashkarisht. Përkundër që Shqipëria humbi 0:1, nuk u vërejt asnjë incident, përkundrazi. “E kuqja është e kuqe,” thonë shumë tifozë. “Pavarësisht e kuqe e bardhë ose kuq e zi, ne festojmë së bashku.” Shumë shqiptarë ishin të zhgënjyer, megjithatë ata festonin. Ne kemi fituar përsëri, pasi jemi edhe zviceranë, tha një tifoz shqiptaro-zviceran. “Si shqiptaro-zviceran fitoj sot sigurt,” tha Ardit Nasufi. Edhe policia zvicerane kumtoi se nuk është regjistruar asnjë incident dhe festimet kanë shkuar paqësisht. “Është e mundur që të kesh më shumë atdhe dhe përsëri të jesh i integruar. Kjo u vërtetua të shtunën,” thotë këshilltarja e Luzernin, Ylfete Fanaj (SP). “Integrimi profesional dhe social i shumë shqiptarëve ka shkuar shumë më mirë, nga çfarë mendojnë shumë persona,” thotë eksperti i integrimit në Basel, Thomas Kessler. “Të ashtuquajtura vitet e tmerrit në 2000 kanë kaluar,”. Atëkohë shumë familje pa përgatitje nga vendet e luftës kishin ardhur në Zvicër. Të rinjtë shqiptarë nuk kishin përpjekjen e duhur nëpër shkolla, ku më pas këtë dobësi e kompenzonin me sjellje të panatyrshme. “Kjo i nervozonte zviceranët e ri”. Por falë sistemit të mirë shkollor dhe mundësive, integrimi i shqiptarëve ka shkuar me fat. “Ata janë falënderues dhe ndërkohë ndjehet si zviceranët më të mirë: në ushtri janë të motivuar, në sport kanë pozicionet kyqe, personat që ankohen nga qiramarrësit shqiptarë janë me gishta, ndërsa janë shtuar edhe në rrethet akademike,” thotë Kessler. Zviceranët në anën tjetër e kanë pranuar këtë dhe nuk ndjehen të konkurrueshëm. Para dhjetë vjet kur luante Zvicra kundër Serbisë, Kroacisë ose Turqisë nuk mbizotëronte kjo ndjenjë. Kjo tregon se sendet kanë ndryshuar: vetëm për mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat