Detaje të reja mbi vdekjen e Christina Grimmie

Mediale Vip

Detaje të reja mbi vdekjen e Christina Grimmie

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 23:08
Christina Grimmie

Policia në Orlando kanë bërë një konferencë për shtyp për të zbuluar detajet mbi vdekjen e Christina Grimmie dhe njeriut që vrau këngëtaren e re.

Artistja 22 vjeçare ish garuese në The Voice, u qëllua për vdekje derisa ishte duke i përshëndetur fansat në koncertin e saj në natën e premte.

I dyshuari i cili qëlloi Christinën është një i bardhë mashkull 27 vjeçar dhe nuk ishte në lokal në Orlando.

Ai ishte i armatosur me dy pistoleta dhe një thikë të gjuetisë.

Policia beson se ky njeri udhëtoi për në Orlando në mënyrë specifike për të vrarë këngëtaren dhe se ai kishte planifikuar kthimin në shtëpinë e tij pas kryerjes së krimit.

Autoritetet janë duke kërkuar në telefonin e tij dhe elektroniket e tjera për të parë nëse ata mund të gjejnë ndonjë motiv, por deri më tani nuk është gjetur ndonjë lidhje midis viktimës dhe të dyshuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat