Me pavarësimin e Kosovës fitoi drejtësia, kurse pësoi tirania dhe kolonializmi shekullor i Serbisë

Opinione

Me pavarësimin e Kosovës fitoi drejtësia, kurse pësoi tirania dhe kolonializmi shekullor i Serbisë

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 11 qershor 2016 Në ora: 18:13
Mehdi Hyseni

Siç bëjnë të ditur mediat në shkrimet e datës 10 qershor 2016 :” Kryemyftiu i Serbisë Abdullah Numan, që në fakt është serbi Ivan Trifunoviq, lindur në Beograd dhe i konvertuar në mysliman nga mosha 19, ka deklaruar se “shkëputja e Kosovës nuk i ka sjellë askujt asnjë të mirë”.

Pavarësimi i Kosovës shpartalloi Serbinë kolonialiste, bashkoi Amerikën dhe Evropën Perëndimore në Ballkan

Ky është triumfi më i madh për gjithë Ballkanin, sepse popujt e tij më nuk do të kenë rast, që për çdo dhjetë, njëzet a tridhjetë vjet të përpplasën në luftrat e tyre të përgjkashme sikurse në shekujt e kaluar, kur Rusia cariste e kishte fjalën kryesore si “gardian” kryesor i sllavëve të Ballkanit dhe të Evropës Lindore (1878-1999).

Në këtë pikëvështrim, duhet shikuar edhe dobinë dhe fitoren historike të shqiptarëve në Kosovë, sepse për herë të parë në historinë e tyre u morën në mbrojtjen politike, diplomatike, humanitare, ushtarake dhe luftarake të Amerikës demokratike dhe të aleatëve të saj evro-perëndimorë(NATO dhe BE).

-Natyrisht, në këtë rast, nuk kanë fituar as Sebia e as serbët kolonialistë, sepse, duke falënderuar bombardimeve të NATO-s (24 mars – 10 qershor 1999) kapitulluan forcat pushtuese, agresive dhe gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë.

Pra, nuk është i saktë pohimi i kryemiftiut serb të Beogradit Abdullah Numan se gjoja “shkëputja e Kosovës nuk i ka sjellë askujt asnjë të mirë”!?

Në rastin konkret, shkëputja e Kosovës nga Serbia gjenocidale solli fitoren e shqiptarëve, kurse disfatën e çetnikëve dhe fashistëve serbomëdhenj, të cilët e dogjën dhe e masakruan Kosovën, duke u gënjer se, do ta kishin ndihmën e Rusisë cariste, komuniste dhe neokomuniste sikurse më 1878 dhe më 1912. Mirëpo, u therren keq, sepse ajo llogari ishte e vjetër sipas orës së ndryshkur të interesave hegjemoniste të fuqive të mëdha të dikurshme të Evropës, ku Rusia cariste e kishte fjalën kryesore në marrjen e vendimeve historike të mbrojtjes sferës së interesit të saj tradicional sllav, duke përfshirë edhe Ballkanin.

Me mëvetësimin e Kosovës fitoi Shqipëria, kurse humbi Serbia kolonialiste!

Pra, teza e myftiut Ivan-Abdullah se gjoja “shkëputja e Kosovës nuk i ka sjellë askujt asnjë të mirë”, është një gënjeshtër e përgjithësuar, që politikisht, do të thotë, nuk kanë fituar as serbët e as shqiptarët!?

Mirëpo, kjo është “një rrenë për hava” si thotë një proverb popullor, sepse me shkëptjen e Kosovës nga Serbia, ka humbur vetëm Serbia dhe serbët, kurse kanë fituar Kosova dhe Shqipëria etnike.

Përkundrazi, pavarësimi i Kosovës ka sjellë shumë të mira: 1) Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë ka realizuar kërkesën dhe përpjekjet e tij shekullore për liri dhe për pavarësi, duke u shkëputur përgjithmonë nga varësia koloniale, hegjemoniste, gjenocidale dhe militariste e Serbisë së Madhe (1912-1999) dhe 2) Shkëputja e Kosovës nga Serbia bëri që t’I harmonizojë dhe t’i njësojë interesat strategjike të Evropës Perëndimore dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan, me ç’rast për herë të parë në historinë e tij vihet në mbrojtjen direkte të Amerikës dhe të Evropës Perëndimore.

Kjo është një fitore e madhe jo vetëm për pavarësimin e Kosovës, por për gjithë Ballkanin, sepse në këtë mënyrë u pengua procesi shekullor i rusfikimit të mëtejmë të territoreve dhe të popujve josllavë siç janë shqiptarët, kroatët etj.

Natyrisht se, ky rikonfugurim gjeopolitik evropiano-amerikan në Ballkan nuk është në dobi të interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike ruso-sllave ngase këtu, edhe përfundon sfera e interesit të Rusisë cariste, staliniste dhe putiniste, fjalën kryesore më nuk do ta kenë Beogradi dhe Moska (1876-1999), por Uashingtoni, NATO dhe Evropa Perëndimore.

Ndaj, me gjithë dëshirat dhe ëndrrat e shkreta të kryemiftiut të Serbisë, Abdullah Numan, që ta rikthente ish-Jugosllavinë e Titos (1945-1990), në mënyrë që t’i “rikthente” shqiptarët, sllovenët, kroatët, malazezët dhe maqedonët nën hudhrën dhe çekanin e sundimit të egër kolonial dhe hegjemonist të Serbisë së Madhe, kjo nuk mund të bëhet për jetë të jetëve, sepse ajo Jugosllavi së bashku me “Jugosllavinë” (Serbia+Mali i Zi) e Slobodan Milosheviqit kanë ngordhur njëherë e përgjithmonë, ashtu siç ka ngordhur edhe vetë Slobodan Milosheviqi (kryekrimineli i Ballkanit) në burgun e Tribunalit të Hagës në Shevingen më 2006, ku akuzohej për tri gjenocidet e kryera kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).

Hoxha Abdullah Numan me rrënjë, me degë dhe me gjuhë serbe kërkon rikthimin e ish-Jugosllavisë!

-Çfarë demagogjie, çfarë mistifikimi, çfarë rrene, çfarë dezinfomimi, çfarë hipokrizie kjo e kryemiftiut serbo-myliman të Serbisë, Ivan Trifunoviq-Abdullah Numan, se kinëse “ të gjithë popujt e ish-Jugosllavisë pasë kanë të njëjtën lozë dhe të njëjtën gjuhë “?!

-Çfarë çmendurie kjo e atijfarë “hoxhë pekmezi” me rrënjë serbe , të cilën deri më sot, nuk e ka pohuar as kuazishkenca, as politika e as propaganda shtetërore-kishtare e Serbisë se në Jugosllavinë e Titos “kishte vetëm një rrënjë etnike-nacionale dhe një gjuhë”!
Jugosllavia e Titos nuk ishte “njërrënjëshe” e as “njëgjuhëshe” !

Pikërisht, pse popujt e ish-Jugosllavisë nuk kishin të njëjtin identitet historik, etnik, territorial, nacional, kulturor, fetar dhe gjuhësor, Serbia e Madhe e Slobodan Milosheviqit me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Serbëve dhe me Kishën Ortodokse Serbe në krye e shkatërruan ish-Jugosllavinë, duke shkaktuar tre gjenocide kundër kroatëve në Kroaci, kundër myslimanëve në Bosnjë dhe kundër shqiptarëve në Kosovë (1990-1999).

Ndryshe, sikur të gjitë popujt e ish-Jugosllavisë të kishin pasur të “njëjtën rrënjë” dhe të “njëjtën gjuhë”, siç ka pohuar i dehur dhe naivisht hoxha melez Abdullah Numan, Serbia nuk do të kishte pasur kurrëfarë alibie, që t’i zhvillonte tre luftëra gjenocidale kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).

 
 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat