Shkup: Provokatori u turret me motor protestuesve, ha shuplaka dhe ik (Video)

Maqedonia

Shkup: Provokatori u turret me motor protestuesve, ha shuplaka dhe ik (Video)

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 17:20
Protesta ne Shkup

Një provokator, të cilin mediat qeveritare e quajnë “figura urbane Kris”, u është turrur me motor protestuesve të “Revolucionit të Larmë”, të cilët kishin bllokuar një udhëkryq në qendër të Shkupit.

Pasi kishte ngecur në turmën e protestuesve, ku kishte shkuar me qëllim të qartë për të provokuar, duke i sharë e kërcënuar, e sidomos duke sharë "nënën shqiptare", ai kishte “ngrënë” ca shuplaka dhe të shara dhe ishte lejuar që të largohet.

Në ikje e sipër për pak sa s’ka shkelur një të ri me biçikletë.

Mediat qeveritare, natyrisht, edhe në këtë rast e shtrembëruan të vërtetën, duke e paraqitur provokatorin si një “qytetar të pafajshëm” të cilin “turma e tërbuar e të larmëve” e ka sulmuar kot së koti.

<iframe width="768" height="432" src="https://www.youtube.com/embed/9rVcMpOjaYY" frameborder="0" allowfullscreen></iframe>

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat