Arsyet pse cikli juaj menstrual është i ç’rregullt

Shëndetësia

Arsyet pse cikli juaj menstrual është i ç’rregullt

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 17:20
Menstruacionet

Cikli menstrual është një prej vuajtjeve të përmuajshme femërore të cilat jo rrallëherë shoqerohen nga dhimbje të paimagjinueshme apo nga një gjëndje shpirtërore mjaft e rënduar. Ndoshta ju nuk e keni ditur, por disa veprime që ju bëni në përditshmërinë tuaj, mund të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ciklin tuaj. Zbuloni se cilat janë gabimet që ju po bëni në ciklin tuaj.

Jeni jashtëzakonisht shumë të stresuara

Stresi i vret njerëzit njësoj si duhani, por kur vjen pun ate femrat, stresi ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në ciklin menstrual. Kur ju ndiheni të stresuara, në trupin tuaj çlirohet një hormon i quajtur cortisol, i cili është përgjegjës për hormonet.Në shumicën e rasteve ky hormon shkakton vonesë apo përshpejtim të datës së ciklit, dhe kjo shoqerohet edhe me dhimbje më të mëdha.

Konsumi i tepërt i kafes

Kur ju jeni me cikël, hormone janë përgjegjëse për ankthin apo tensionin që përjeton trupi. Nëse ju i shtoni trupit kafeinë, kjo do e përkeqësojë ankthin tuaj dhe ju keni predispozita ti përjetoni dy herë më tepër këto simptoma.

Konsumi i alkoolit

Asnjëherë mos konsumoni alkol kur jeni me perioda. Përpos faktit se ka mundësi më të madhe për t’ju zënë, të nesërmen do përjëtoni më shumë dhibmbje koke se zakonisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat