Zjarr në Paris, 5 viktima

Evropë

Zjarr në Paris, 5 viktima

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 13:27
Zjarr ne Paris

Pesë persona kanë humbur jetën ndërkohë që dy të tjerë kanë pësuar djegie në shumë pjesë të trupit pas një zjarri të rënë mbi një bllok apartamentesh në veri të Parisit.

Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por e patën të pamundur për të shpëtuar jetët e pesë viktimave. Atyre iu desh që të përballeshin për të paktën tre orë me flakët, për të neutralizuar situatën.

Ende nuk dihen arsyet e këtij incidenti madhor, ndaj ekspertët kanë nisur të analizojnë provat për të dalë me një qëndrim zyrtar. Mediat transmetuan edhe këto pamje nga aksioni forcave zjarrfikëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat