Na ishte një herë matura e VIPAVE (Foto)

Mediale Vip

Na ishte një herë matura e VIPAVE (Foto)

Nga: Maksim Gjokaj Më: 6 qershor 2016 Në ora: 13:47
Neki Emri

Dikur ishin të paktat mundësisë që të festoje qoftë edhe në rrugë kur përfundoje maturën, ndërsa sot mbrëmje të tilla të të rinjve maturantë ka lloj-lloje nga ato më të thjeshtat e deri ato më luksozet. Je maturant e tashmë para se ta bësh një hap tjetër në jetë shumë të rëndësishëm e që tashmë je i pjekur, duhet një argëtim.

E kur është fjala për gjininë mashkullore i kushton rëndësi shumë se me çfarë makine do të shkojnë në atë mbrëmje, e bëjnë porosi e paguajnë edhe me qera, vetëm se të duket sa më mirë, ndërsa gjinia femërore ka një vit të tërë gjatë ditëve të shkollës që mendon për fustanin se si do të duket, aty do të jetë pika e saj më e fortë.

Këtë vit sidomos gjatë kësaj kohe na kanë parë sytë në rrugët e shumë qyteteve në Kosovë, njerëz të grumbulluar, familjarë, të rinjë, por edhe thjesht kalimtarë të gjithë kuriozë për të parë maturantët teksa hyjnë në një ambient në mbrëmjen e tyre të maturës, e më pas lloj-lloj lajmesh që kishin si tituj se cila maturante këtë vit u duk më bukur.

Të drejtën të themi se kur i shohim vajzat në këtë moshë kaq të reja që përveç se kanë bërë një make up shumë të rëndë, janë edhe egzagjëruar shumë në veshje, nuk është se jemi dakort, por nëse e hedhim këtë kritikë do të marrim si përgjigje : “S’ka problem se një herë në jetë është matura”.

Harxhime, luks nga veshja e deri te këngëtari më i mirë që duhet të këndojë në atë mbrëmje, të gjitha këto deri diku për një natë të vetme kuptohen, por në vendin tonë se pse kjo mbrëmje bëhet para se vërtetë të përfundojë edhe me provime shkolla nuk e dimë ende, duke llogaritur me Shqipërinë që kjo mbrëmje e njëjtë e për maturantë vjen pasi të ketë përfunduar vërtetë matura. Eh sa kanë ndryshuar kohërat, nëse do të ktheheshim e do të pyesnim prindërit tanë! Por kohët e fundit se maturantët më të lakuar kanë qenë vajzat dhe djemtë e rinj të cilët falë talentit të tyre janë të njohur edhe në muzikë, dhe e gjithë vëmendja ka qenë se si janë dukur ata.

Ndërsa ne ngacmuam disa emra të njohur të show-bizit shqiptarë për të na treguar se si ishte vite më parë matura e tyre, e mbajnë mend ndonjë ndodhi të çuditshme, apo kanë në arkivën e tyre një foto, e kur jemi tek kjo e fundit ndoshta vetëm që nuk kishin një foto dhe ju vinte keq për këtë kujtim të humbur nuk donin të përgjigjeshin, e disa të tjerë kërkuan edhe foto, por kishin këtë kujtim!

Violeta Kajtazi: Më vjen keq që nuk kam foto, më kujtohet që kam pas veshur pantallona të ngjitura dhe një këmishë që m’i kishte sjellë motra nga Australia, i kam pasur flokët e shkurta dhe këpucë të rrafshta (pa take). Ka kënduar Ramadan Krasniqi-Dani, në atë kohë me grupin e njohur pejan “Bakraqet”, e di që kam kënduar edhe une 2-3 këngë. Pas maturës direkt në shtëpi( Qesh) ku ka ardhë dhe më ka marrë vëllau.Urime të gjithe maturantëve. Suksese!

Sevdai Radogoshi: Maturën e kam kry në vitin 1976 në Gjakove, shkolla Teknike, drejtimi Konfeksion Kreator. Mbrëmja e maturës është mbajtur në hotel Pashtriku, kemi qenë një klasë shumë e organizume, kemi qenë të gjithë nga Gjakova veç një katundar e kemi pas. (Qesh). Mbrëmja e maturës ka qenë shumë me emocione deri në ora 22:30 ka shkuar perfekt, kemi filluar të pijmë nga pak alkool për disponim, e pa pasur përvojë me disa shokë e kemi tepru dhe s’bajmë n'mend hiç çka kemi ba as ka jemi shku, veç e dijë që të nesërmen në mbrëmje jam zgjuar dhe kisha kënë te një shok. (Shok). (Në foto jam i pari në krahun e djathtë, për çudi atë natë kemi ndejt veç shokët me një tavolinë e shoqet në një tavolinë tjetër.

Neki Emri: Shumë pak nga matura e shkollës së mesme më kujtohet, por do t’i kujtoj disa ngjarje vetëm që i di. Mbrëmjen e maturës e kem mbajtur në Prizren, në hotel Theranda. Koha ka qenë menjëherë pas luftës viti 1999-2000 më duket. Kemi qenë totalisht të shfrenuar, Më kujtohet që mbrëmja ka zgjatur deri në 5 të mëngjësit. Vetëm një gjë e mbaj në mend që kur kemi dal nga aty, dielli kishte dalur. Gjithë ajo ngarkesa e luftës që kishim kaluar, e kemi shkarkuar në atë mbrëmje. Një gjë po ashtu interesante që e kujtoj është edhe dy profesorë tanë i kemi dehur shumë, faji ka qenë tek ne nxenësit. Ka qenë çmenduri e jona interesante e asaj kohe. Këngëtari s’më kujtohet në atë kohë kush ka qenë. Gjithësesi të gjithë kemi qenë tap e di qe nga gjysma e natës nuk dimë çka ka ndodhur (Qesh). Këto janë pak nga kujtimet e asaj kohe.

Albana Mesuli: Më kujtohet shumë mirë, kam patur veshur një komplet të kuq dhe flokët të kapura, për të kënduar nuk kemi patur asnjë këngëtarë, nuk e di pse saktë arsyen, por dhe nuk ishte në modë në atë kohë të merrnim muzik “live”, pasi ishte në modë Dj. Por në mbrëmjen tonë kemi pasur muzik “live”, sepse ne ishim matura e Liceut Artistik dhe të gjithë ishim të asaj fushe. Kujtoj që jemi mbledhur të gjithë në qendër të qytetit dhe më pas me autobuz kemi shkuar deri në fshatin turistik Shirokë, aty kemi festuar në një restorant buzë liqenit dhe çmenduria jonë ishte se në 5 të mëngjesit jemi futur të gjithë në liqen me gjithë rroba.

Don Granit Shala: Më kujtohet shumë mirë, por për fat të keq unë kam qenë në Gjermani në maturë. Në Gjermani nuk është si në trojet shqiptare, por veshja ime ka qenë kuq e zi.

Devis Xherahu: Disa orë para mbrëmjes së maturës , me shokun tim Ilirin në foto. Padyshim unë kam kënduar mjaft atë natë e u piva aq shumë saqë më pas fjeta në lulishten e parkut Rinia në Korçë dhe jam zgjuar pasdite pa ditur ku isha dhe nuk po e kuptoja sin ë ëndërr se çpo bëhej me mua.

Jeta Faqolli: Më vjen keq nuk kam asnjë foto se më është djegur albumi që kam pasur me maturën. Kanë kaluar shumë vite dhe s’më kujtohen detaje.

Erik Lloshi: E vetmja foto që gjeta është ajo që shihni nga kjo mbrëmje e maturës.

Vivian Canaj: Unë nuk kam qenë në mbrëmje mature, se isha në Gjermani atë periudhë. E kam humbur gjënë më të bukur.

Kida dhe Floriani këtë vit e festuan maturën

E mbani mend Florianin e vogël, ai tashmë ka qenë i tillë pro është rritur dhe sapo ka festuar edhe ai mbrëmjen e maturës. Por edhe Kida, këngëtarja tashmë “in” ka pasur shumë vëmendje pak ditë më parë, pasi ajo është bërë si një divë në mbrëmjen e maturës, enatyrisht duke qenë VIP është dashur të kujdeset mirë për të gjitha detajet. Ne kemi siguruar dy foto të tyre, thënë ndryshe maturantëve më të ri VIP.

Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat