Akullore me viagra midis Prishtine?

Prishtina

Akullore me viagra midis Prishtine?

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 17:21
Akullorja

Në rrjetet sociale në vend, është shpërndarë një fotografi që besohet se është bërë në Prishtinë.
Në shikim të parë, duket si një frigorifer i zakonshëm për akullore, por shikoni me kujdes përshkrimin në etiketa.

Poshtë letrës ku shkruan ‘menta’, kemi edhe shënimin ‘viagra’ së bashku me një tabletë.

Madje, akullorja e ka edhe ngjyrën e kaltër të mbyllur, njëjtë sikurse tabletat që përdoren për përmirësimin e jetës seksuale të meshkujve.

Nuk dihet nëse kjo është ndonjë mahi, apo në përmbajtjen e akullores, ka diçka që japë efekt.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat