Warriors triumfon në finalen e parë

Sporti

Warriors triumfon në finalen e parë

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 15:36
Shaun Livingston

Shaun Livingston me 20 pikët e shënuara udhëhoqi Golden State Warriors drejt fitores 104-89 ndaj Cleveland Cavaliers në finalen e parë të NBA.


30-vjeçari hyri nga stoli për të marrë situatën në kontroll dhe për të lënë në hije “Splash Brothers” të cilët kishin një natë të qetë, raporton “TopChannel”. Stephen Curry dhe Klay Thompsons nuk ishin në natën më të mirë duke shënuar vetëm 20 pikë, por Warriors treguan se nuk janë të varur shumë nga ylli i tyre pasi fitorja erdhi nga stoli. Përveç Livingston, ai që dha një kontribut të madh ishte Andre Iguodala me 12 pikë, 7 kërcime dhe 6 asiste, ndërsa Leandro Barbosa e mbylli finalen e parë me 11 pikë. Për Clevelend më i miri ishte LeBron James me 23 pikë, 12 kërcime dhe 9 asiste, ndërsa Kevin Love kontribuoi me 17 pikë dhe 13 kërcime. Ndeshja e dytë finale do të luhet të dielën në Oakland.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat