Ndryshimet në kod, Meta mirëpret propozimet e 48 partive të vogla

Shqipëria

Ndryshimet në kod, Meta mirëpret propozimet e 48 partive të vogla

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 14:39

Kreu i Kuvendit Ilir Meta deklaroi sot se mirëpret propozimet e 48 partive të vogla për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Meta ka pritur deputetët Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Nard Ndoka, si përfaqësues të 48 partive parlamentare dhe jo parlamentare.

Krerët e partive të vogla iu drejtuan Kuvendit të Shqipërisë me një nismë ligjore për ndryshime në kodin zgjedhor, në kuadër të reformës zgjedhore.

Deputetët i prezantuan Kryetarit të Kuvendit nismën e tyre e cila synon harmonizmin e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë me legjislacionin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Image

 

Në takim u theksua nevoja e rishikimit të sistemit zgjedhor përmes mundësimit të votimit elektronik, listave të hapura, depolitizimit të komisioneve zgjedhore, përmirësimit të administrimit të procesit zgjedhor, shpalljes së rezultatit në ditën e zgjedhjeve sipas standardeve evropiane.

Meta tha se i është kërkuar zyrtarisht Misionit ODIHR dhe Komisionit të Venecias që të ofrojnë kontributin e tyre për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat