Inçesti, lufta PS-LSI me çmika dhe një batutë për ‘depallimin’

Shqipëria

Inçesti, lufta PS-LSI me çmika dhe një batutë për ‘depallimin’

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 12:57
Edi Rama e Ilir Meta

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama fliste nga Kosova, në mbledhjen e përbashkët të qeverive, në Tiranë të gjithë duket e e kanë mendjen në një vend: Tek lajmi për një video-skandal të mundshëm.

Si në rastin e Elvis Rroshit, kryeministri po përpiqet që të qëndrojë larg debatit të ndezur në Tiranë pasi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri depozitoi një padi në prokurori, duke theksuar se ka gjetur një pajisje përgjimi në zyrë.

Lajmi ishte dhënë para dy javësh nga ish-kryeministri Sali Berisha, që u mundua ta veshë me nuanca erotike video-përgjimin.

Por sa e vërtetë është kjo?

Berisha thotë se Tahiri i ka fshirë videot e regjistruara, kur e ka dorëzuar pajisjen në prokurori.

Sipas tij, kjo është një vepër e LSI.

Lajmi vjen pak ditë pasi është raportuar në media se zëvendësministri i Brendshëm i LSI është dënuar për trafik makinash.

Nuk duket dhe aq koinçidencë kur mendon se edhe pas video-skandalit të Shukri Xhelilit u fol për një përplasje PS-LSI.

Ndërsa dyshimet në portale vijnë e shtohen kaq shumë, në kërkim të lajmit që do maksimizonte klikimet, analisti Mero Baze thotë se nuk ka një përgjim me ministra, teksa i përmend Sali Berishës sërish një histori inçesti që daton dekada më parë, në rininë e ish-kryeministrit.

Kurse Ylli Dylgjeri mendon ta mbyllë me një batutë.

“Zhurmë, zhurmë, zhurmë për video- hot!!!

Shqipëria paska nevojë fillimisht për një

ligj për depallimin, e më tej dekriminalizimin,” shkruan ai në FB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat