Mollët që shkëlqejnë nuk janë natyrale

Shëndetësia

Mollët që shkëlqejnë nuk janë natyrale

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 21:36
Ilustrim

Mollat që shkëlqejnë dhe duken perfekte na tërheqin të gjithëve që ti blejmë.

Por, në të vërtëtë mollat që shkëlqejnë mund të jenë gjithçka, por jo natyrale.

Madje, ju nuk i bëni asnjë favor trupit tuaj kur konsumoni mollë të tilla.

Prodhuesit  përdorin një lloj spreji që iu jep mollëve shkëlqim, zgjat në mënyrë artificiale freskinë e tyre dhe e ndalon nxirjen.

Madje sipas një studimi nga organizata për hulumtime mbi agrokulturën USDA, shumë prodhues të mollave përdorin një lloj shkëlqyesi që njihet si “Carnauba” dhe vjen nga një pemë braziliane por i cili është i destinuar të përdoret për shkëlqimin e këpucëve dhe veturave.

Në vitin 2012, Europa e ka ndaluar përdorimin e kemikatit diphenylamine (DPA) pasi sipas studimeve nuk është arritur të sigurohet se kjo nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut.

Agjencioni për mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit në Amerikë i ka cilësuar këto pesticide si jashtëzakonisht të rrezikshme dhe helmuese.

Madje, ata kanë bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes të shtuar në zgjedhjen e ushqimit duke pranuar që të paguajnë pak më shtrenjtë në shkëmbim të frutave dhe perimeve organike, bio dhe pa pesticide.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat