Rezultati i garave të nxënësve të Prishtinës, jo i kënaqshëm

Prishtina

Rezultati i garave të nxënësve të Prishtinës, jo i kënaqshëm

Më: 31 maj 2016 Në ora: 14:56
Arbërie Ngavci

Komuna e Prishtinës i ka organizuar garat vjetore në disa fusha të ndryshme për nxënësit e arsimit parauniversitare, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë në përgjithësi, identifikimin e talentëve të rinj, etj.

Edhe sivjet, garat janë zhvilluar në disa fusha si matematikë, fizikë, kimi, biologji etj.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Ngavci, ka thënë se tashmë nxënësit fitues në këto garat po e përfaqësojnë edhe Kosovën në gara ndërkombëtare.

Nagavci: Garat po organizohen tash e tri vjet

“Sivjet kemi organizuar gara në nivel komunal po thuajse në të gjitha fushat dhe në nivele të ndryshme. Kemi organizuar edhe sivjet në bashkëpunim me shoqatën e matematikanëve të Kosovës, olimpiadën e matematikës dhe është i treti vit që nxënësit e komunës së Prishtinës përfaqësohen me shumë sukses edh përfaqësojnë Republikën e Kosovës në garat ndërkombëtare. Për herë të parë në bashkëpunim me shoqatën e kimistëve është mbajt olimpiada kombëtare e Kosovës në kimi pastaj gara t për shkencëtarin e ri të cilat janë organizuar në kujdesin dhe organizimin e plotë të drejtorisë sonë, garat për esenë më të mirë, eseja më e mirë kundër korrupsionit që ka qenë në bashkëpunim me UNDP-në pastaj janë mbajt edhe garat në të ndryshme në pikturë në fushën e arteve kryesisht, këto janë mbajtur për nxënësit e shkollës së mes të lartë ndërsa në këtë muaj kemi organizuar edhe gara për nxënësit e shkollave të mesme të ulta, gjegjësisht për nxënësit e klasave të nënta të cilat kanë qenë në tetë fusha do me thënë në lëndën e matematikës, në gjuhë shqipe, në gjuhë angleze, në shkenca e kështu me radhë”, tha Nagavci.

Mirëpo, drejtoresha Nagavci ka thënë se rezultatet që janë dalë nga kjo garë lënë edhe shumë për të dëshiruar.

Po ashtu, Nagavci është shprehur se rezultatet që kanë dalë nga garat nuk përkojnë me ato të shkollave.

Nagavci: Vlerësimi i brendshëm po dallon nga ai i jashtëm

“Tashmë është përfunduar edhe raporti, mund të them se rezultatet tregojnë se duhet akoma më shumë punë dhe që në nivel të përgjithshëm nëse e shohim edhe këtu bie në pah ai dallimi në mes të vlerësimit të brendshëm dhe vlerësimit të jashtëm që bëhet që ne i kemi organizuar janë përgatitje në bashkëpunim me mësimdhënësit e shkollave do me thënë e gjithë lënda apo materiali që është trajtua, pyetjet janë përgatitur në nivel të kërkesat që i kanë sipas kurrikulës me të cilën nxënësit mësojnë në shkollat e tyre kështu që besoj që raporti të cilin tashmë e kemi përcjellë në shkolla është shumë i detajuar dhe ne kemi kërkuar prej shkollave që t’i diskutojmë të gjitha rezultatet bashkë me mësimdhënësit e tyre dhe të shohim se çka duhet të punohet më shumë në vitin e ardhshëm”, tha drejtoresha pwr Arsim.

Komuna e Prishtinës tash e disa vjet e ka filluar organizimin e garave për nxënës të shkollave parauniversitare në kryeqytet të cilat tashmë janë shndërruar në gara tradicionale.

 
 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat