Albanofobia si diskriminim!

Opinione

Albanofobia si diskriminim!

Nga: Dr. Enver Bytyçi Më: 29 maj 2016 Në ora: 20:34
Enver Bytyçi

Ish kryeministri Sali Berisha tha sot në parlament se patriotizmi matet me kujdesin për shqiptarët jashtë kufijve politikë të Shqipërisë dhe testoi mazhorancën me sfidën e dhënies së shtetësisë të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Një tezë të tillë ai e hodhi para rreth katër viteve, kur në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup, pa përmendur Vlorën dhe qytetet e tjera të vendit, bëheshiin manifestime të fuqishme në përkujtim të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Por atëherë ai u qortua nga partnerët ndërkombëtarë si dhe opozita e vendit, tani mazhorancë në vendin tonë.

Ai projekt për të cilin Dr. Berisha fliste në vitin 2012 doli në skenë sot për shkak të një provokimi nga ana e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili në replikë me ish-kryeministrin e në mbrojtje të shefit të tij, i bëri atij sfidën e pamatur të patriotizmit, fushë në të cilën Berisha nuk mund të ketë konkurues, pavarësisht ndonjë gabimi të imponuar prej rrethanave politike dhe prej faktorit ndërkombëtar. Edhe para katër vitesh ishte faktori ndërkombëtar, me kërkesën e Edi Ramës, që stopoi iniciativën e kryeministrit të asaj kohe për dhënien e shtetësisë shqiptarëve në rajon.

Në fakt ndërkombëtarët ndërhynë asokohe me qëllim që të parandalohej dhënia e shtetësisë shqiptarëve të Kosovës, të cilët do të përfitonin nga kjo lëvizjen e lirë në Europë e kjo do ta dobësonte interesin e tyre për të realizuar kriteret dhe proceset në kërkim të këtij liberalizimi. Por Edi Rama dhe PS nuk e duronte dhënien e shtetësisë për shqiptarët jashtë kufijve të vendit për një arësye tjetër, thjesht politike dhe elektorale. Nuk e donte shtetësinë e shqiptarëve përtej kufijve për atë arësye që përmend Kreshnik Spahiu, pasi që “Partia Socialiste nuk do të vinte kurrë më në pushtet”. Prej këtru buron dhe ajo që Berisha e quajti në parlament albanofobi të socialistëve.

Albanofobia është karakteristikë e serbëve, grekëve dhe maqedonasve në përgjithësi, me përjashtime jot ë pakta dhe vjen për shkaqe të pastra etnike, për domomnim në hapësirat ballkanike. Albanofobia e liderëve socialist buron nga motive thjesht politike të luftës për pushtet. Për albanofobinë brendashqiptare u fol sot për herë të parë në parlamentin e Shqipërisë. Gramoz Ruçi u mbrojt me tezën e vjetëruar të kohës së komunizmit të “mospërçarjes dhe unitetit kombëtar”, duke e interpretuar deklaratën e Berishës për qëndrimet antiveriore të Ramës si antikombëtare dhe përçarëse. Madje kërkoi që kjo deklaratë të ndëshkohej në byronë parlamentare sipas nenit 55 të Kodit Penal të diktaturës. Dmth, të ndëshkohet deputeti Sali Berisha jo mbi bazën e kriterit të së vërtetës, por mbi bazën e kriterit ideologjik të përcaktimit se çfarë do të thotë për komunistët nocioni përçarje kombëtare.

E vërteta është së albanofobia ekziston kur dikush sillet në mënyrë diskriminuese ndaj një krahinë ose një pjese të popullsisë dhe territorit të shqiptarëve. Ajo çfarë dëshmoi Sali Berisha në Kuvend lidhur me deklarimet e kryeministrit përpara një ambasadori të rëndësishëm të një vendi të huaj në Tiranë, se “Unë zgjodha kriminelët për t’i sjellë në parlament, sepse ato zona kriminale vetëm në këtë formë qeverisën dhe kuptojnë”, ngjan me devizën e diktatorit Hoxha, sipas të cilit “Këtij populli jepi bukë e ndërkohë mbaja koburen te veshi”?! Por së paku diktatori nuk kishte bërë teorikisht ndonjë diferencim, sidoqë devizën e tij e zbatoi në veri të Shqipërisë. Edi Rama mbushi parlamentin me kriminelë i nxitur nga urrjetja dhe frika nga ata që ai i quante malokë dhe i quan tashmë si “alpinë”. Ai ka dëshmuar disa herë edhe në rastet e fushatës elektorale ose të ndarjes së dokumentit të legalizimit të pronave se tallet, ironizon dhe përçudnon veriorët drejtpërdrejt në ekranet televizive.

Retorika antiveriore e Edi Ramës është e njohur dhe këtë virus e ka transmetuar te shumë bashkëpunëtorë të tij, veçmas të mjaftisti Erion veliaj. Qëndrimet antiveriore të Partisë Socialiste i ka kritikuar edhe Ndre Legisi, ish-deputet i Partisë Soocialiste dhe më pas i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por Ruçi nuk i tha Legisit se “Ti po përçan shqiptarët”?! Këtë arësyetim të hetuesisë bolshevike e ruajti ta shprehë sot në parlamentin shqiptar kundër Sali Berishës. Pse? Sepse Sali Berisha guxoi të zbulojë një të vërtetë, e cila nuk përbën as një të mijtën e të vërtettave të mëdha që lidhen me diskriminimin e veriut të Shqipërisë nga qeverisja e rilindave.

Unë guxoj ta sfidoj zotin Ruçi! Guxoj t’i them atij hajde të bëjmë së bashku një studim për largimet nga administrate shtetërore pas 23 qershorit 2013 me bazë hulumtimin e prejardhjes së atyre që u hoqën nga puna dhe me metodën krahasuese në CV me ata që janë marrë në punë pas tyre. Nëse 70-80 përqind e të larguarve nuk do të dalin të jenë nga Veriu i Shqipërisë, dhe nëse shumica dërmuese prej tyre nuk do të kenë një CV më të pasur se zevendësuesit e tyre, atëherë, zoti Ruçi e ka fituar sfidën. Do t’i jap të drejtën që të më gjykojë publikisht për të ashtuquajturën “Përçarje kombëtare”. Por nëse do të dalë e kundërta, atëherë ai duhet të inicojë gjykimin dhe ndëshkimin publikisht të politikave të partisë që ai drejton.

Mora vetëm një aspekt. Por shkojmë më tej. Nëse studiojmë dhe hulumtojnë në mënyrë krahasuese me numrin e popullsisë dhe të sipërfaqes së territorit të bashkive dhe qarqeve të veriut e të jugut në raport me investimet që janë bërë në këto tri vite, atëherë do të dilte se politikat e zhvillimit dhe investimeve në këtë periudhë i ngjajnë politikave të Gruevskit, pra, në funksion të diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni. Në Maqedoni lejohet të thuhet kjo e vërtetë prej shqiptarëve që jetojnë atje. Madje edhe në kohën e Milosheviçi shqiptarët në Kosovë e kritikonin Beogradin për diskriminimin ekonomiko-financiar të Kosovës në periudhën e sundimit të tij në të ashtuquajturën Jugosllavi e Dytë apo Jugosllavi e Tretë. Ndërsa zoti Ruçi nuk dëshiron që ky aspekt i diskkriminimit të diskutohet dhe të denoncohet në Shqipëri.

Neni 14 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut të datës 4 nëntor 1950 shprehet qartë se “Konventa njeh të drejtën dhe lirinë e njeriut pa asnjë diskriminim për shkak të gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, gjuhës, fesë, apo për shkak të pikëpamjeve politike, prejardhjes nacionale e sociale, për shkak të përkatësisë së një minoriteti, të pasurisë ose të vendlindjes, si dhe të tjerave dallimeve”. Nuk do të citoj sa e sa protokolle të OKB-së dhe Këshillit të Europës i mbrojnë njerëzit nga diskriminimi politik, etnik, relogjioz, social, ekonomik, kulturor, gjuhësor etj. Por rilindasit tanë fatkeqësisht e kanë thelluar dallimin krahinor, përveçse flasin hapur e me përbuzje kundër shqiptarëve me prejardhje nga veriu i Shqipërisë. Gjithkush e njeh fjalorin e kryeministrit dhe të kryetarit të Bashkisë së Tiranës për “Bathoren e bathoristët”, për “Kamzën e kamzalinjtë”, për “alpinët” e “shpellarët”. Këtë shaqje të dramës albanofobike unë e kam përshëndetur, sepse ka jo pak prej atyre që i përmbahen politikave diskriminuese të zhvillimit dhe trajtimit të qytetarëve të këtij vendi, e ndërkohë kanë aftësinë ta fshehin inatin, hakmarrjen dhe veprimin diskriminues të tyre me fjalime për “unitetin kombëtar”, me ndonjë deklaratë, pa asnjë sens serioziteti “për bashkimin kombëtar ose bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”, me ndonjë shou televiziv të emërtuar tashmë me titullin “Provokacja” e kështu me radhë.

Fatmirësisht diskriminimi në Shqipëri nuk është i llojit etnik, është pak religjioz dhe është thellësisht I dukshëm për shkak të dallimit krahinor. Kjo ka sjellë pabarzi, padrejtësi dhe mungesë lirie. Ndërkohë thellimi i këtij lloj diskriminimi mund të çojë në konflikte. Për mua, shkaku kryesor i padeklaruar i konfliktit politik në Shqipëri është pikërisht diskriminimi krahinor. Nëse nuk do të ekzistonte ndarja krahinore jam i sigurt se nuk do të kishim këtë lloj konflikti të papajtueshëm midis politikanëve dhe forcave politike. Fryma e përçarjes gjithmonë ka në themel të saj duskriminimin politik, ekonomik, financiar, social, kulturor, gjuhësor, shpirtëror. Prej këtej buron dhe albanofobia te vetë shqiptarët, frika se mos lëkunden pozitat dhe privilegjet e pushtetit e të përdorimit të tij në funksion të pasurimit të paligjshëm. Ndokush që fajëson Sali Berishën për të ashtuquajturën “përçarjen e veriut”, dëshiron që veriu të bëhet pastion politik i së majtës. Por predikatorë të tillë i përgënjeshtron vetë majtisti Ndre Legisi.

Albanofobët e sotëm me prijës kryeministrin e vendit, janë të ngjajshëm me albanofogët e diktaturës së viteve 1940-1950, kur në rend të ditës ishte dhuna kundër të ashtuquajturit reaksion antikomunist. Edhe atëherë regjimi kishte bashkëpunuar me kriminelë, të cilët kishin dhënë prova gjatë aksioneve dhe luftës kundër nacionalistëve shqiptarë në jug e në veri të vendit. Më 2013 regjimi që erdhi në pushtet solli me vete kriminelë vrasës të tipit të atëhershëm, por edhe nga ata që janë implikuar në krimet e trafiqeve të ndryshme, në vjedhje e grabitje të ndryshme. Qëllimi i të dy skalioneve, sipas vetë deklarimit të kryeministrit para diplomatit të huaj, është i njëjtë: Të shtrojë në dru qytetarët shqiptarë të veriut, sepse sipas Edi Ramës “Druni ka dalë prej xhenehtit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat