Vëllezërit nga Kosova, Rraci, sjellin, përvojë dhe cilësi në Restorantin e tyre në Cresskill New Jersey (Foto)

Diaspora

Vëllezërit nga Kosova, Rraci, sjellin, përvojë dhe cilësi në Restorantin e tyre në Cresskill New Jersey (Foto)

Nga: Beqir SINA - New York Më: 20 maj 2016 Në ora: 15:17

CRESSKILL, N.J.- Rasti i dy vëllezërve nga Kosova, në industrinë kulinare, është një rast tjetër për të treguar susksesin e shqiptarëve të Amerikës. Ka qenë gazeta e këtij qyteti Cresskill Daily Voice , e cila ka veçuar lokalin e dy shqiptarve nga Kosova, për kualitetin e ushqimit dhe kulturën e shërbimit.

Por ky është gjithashtu edhe një shembull shumë i mirë edhe për ne shqiptarët për të treguar rastet e sukesit të Diasporës tonë, shkruajnë në rrejet sociale komentuesit, duke shtuar se kështu ne shqiptarët e motivojmë njëri-tjetrin. Vullneti i mirë është gjenerator shumë i fortë për ndryshime pozitive, thotë një komentues në rrejtin shoqëror Facebook.

CRESSKILL NJ : Gazeta Cresskill Daily Voice , shkruan se Imer dhe Enver Rraci duan të sigurojnë që konsumatorët e tyre, të marrin ushqim nivel të lartë dhe të kenë një shërbim të kulturuar në restorantin e tyre, në Cresskill, që mban emrin e një qyteti në jug të Shqipërisë “Restorant Delivina”.

Është, diçka interesante dhe që të tërheq vëmendjen, kur lexon se vëllezërit Rraci nga Kosova, kanë dekalruar për këtë se :” Shërbimi i kulturuar, është pjesë e kulturës së tyre shqiptare.”

“Klientët ( mysafirët ) tanë janë mbretërit", thotë njëri prej vëllezërve Rraci, nga Kosova, Enver, i cili është shef kuzhine. duek shtuar se "Ne i bëjmë ata të ndihen si në shtëpin e tytre."

Vëllezërit Rraci, nga Kosova, kanë qenë në biznesin e restoranteve, industrinë kulinare, për 25 vjet.

Simbas, gazetës Cresskill Daily Voice :” Ata kan në pronësi dhe dy restorante të tjera një në Manhattan - Cliffs Steakhouse në Englewood Cliffs para hapjes së Restorantit Delvinën në vitin 2014. Vëllai i tyre më i madh Mario, gjithashtu, që është një partner në Restorantin Delvinë, operon dhe menaxhon Cliffs Steakhouse që nga viti 2007.”

"Ne rrimë së bashku," tha Imer, i cili menaxhon lokalin me 145 vende ngrënie.

Imer erdhi në Shtetet e Bashkuara pas një diplomimi të marrë në shkollën e mesme. Ai ka punuar së bashku me Marion, dhe Enverin, tē cilën vëllezërit Rraci, e dërguan më parë edhe në vendlindjen e tyre në Kosovë, ku Enveri, hapi një kafene, atje.

Enveri, para se të vinte këtu, shkruan kjo gazetë kaloi një vit në Gjermani para se të emigronte në SHBA. Ai ka punuar në kuzhinë, si kuzhinier për shtatë muaj.

"Ne kemi gjetur atë që kemi dashur, dhe ne atë e bëmë", tha Imeri për gazetën e qytetit Cresskill Daily Voice.

"Gatim është pasioni im," shtoi Enver. "Ju duhet të keni talentin dhe aftësitë për të bërë sa më dashur, dhe sa më të kënaqur kilentët tuaj, me atë që bëni ju në shërbim dhe ushqim"

Ai shërben me një kuzhinë “gustatore” - me specialitete dhe gatim mesdhetar - me pijatat duke filluar nga 16 deri në 35 dollar amerikan.
Restoranti, i tyre në rrugën 172 Piermont Road, së shpejti do të ketë mish të pjekur në skarë dhe më shumë steaks të cilat janë shtuar në menun e këtij restoranti .

Gazeta Cresskill Daily Voice, së fundi lajmëronë qytetarët të cilët janë edhe klinetët e dy vëllezërve shqiptarë, nga Kosova Rraci, në qytetin Cresskill, të New Jerseyt, se :” Cresskill Restorant Delvina, është e hapur shtatë ditë në javë, dhe ka një bar të plotë, me 35 vende për ngrënie.

“Në fund të fundit, kjo është e gjitha në lidhje me kënaqësinë e konsumatorëve, kultura shqiptare e shërbimit, ushqimi i shijshëm mesdhetar, ka thënë njëri prej vëllezërve kosovar, Rraci, Enveri, duke shtuar se "Kjo na bën më të lumtur, të gjithëve ne, kur klientët tanë janë të lumtur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat