Emigrantët shqiptarë fshehen në anijet gjermane, për t'u arratisur ilegalisht në Britani

Diaspora

Emigrantët shqiptarë fshehen në anijet gjermane, për t'u arratisur ilegalisht në Britani

Nga: F.D. Më: 20 maj 2016 Në ora: 14:07

“Kolegët e mi ndërkohë kanë kapur dhjetëra persona të cilët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht detin. Ky fenomen është përhapur prej vjeshtës së kaluar,” tha zëdhënësi policor Holger Jureczko, përcjell botasot.info. Kjo ka rritur kontrollet policore në këtë bregdetet.

Sipas gazetës bëhet fjalë për më tepër emigrantë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët shfrytëzojnë anijet tregtare, të cilat janë të shumta mes Cuxhaven dhe Britanisë së Madhe. Ata futen pa u vërejtur në këto anije dhe fshehen mes mallrave deri sa arrijnë në destinacion.

Të hënën Britania kishte arrestuar tre shqiptarë, të cilët ndodheshin në këto anije gjermane. “Tani e kemi marrë situatën më me vëmendje dhe jemi sensibilizuar.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat