Mijëra persona e përcjelli për në banesën e fundit Haki Spahiun (Foto)

Diaspora

Mijëra persona e përcjelli për në banesën e fundit Haki Spahiun (Foto)

Nga: F.D. Më: 20 maj 2016 Në ora: 12:43

“Kaq shumë persona nuk kam parë në asnjë mort tjetër,” thotë një lexuesi i 20min.ch. “Ka pasur me siguri mbi njëmijë persona në varrezat e qytetit”, sqaron një zviceran lindor që ka qenë në varrimin e 42 vjeçarit të ndjerë në Gjilan. “E kam takuar disa herë në St. Gallen,” thotë një lexues tjetër.

Haki Spahiu u vra të enjten, në qendrën e qytetit St. Gallen, rreth orës 5.00. Ai ishte duke shkuar në punë, ndërsa ngjarjen e ka parë një dëshmitar. Akoma nuk dihet agresori dhe policia punon për zbardhjen e ngjarjes. “Ai ishte 42 vjeçar dhe kishte jetën përpara,” thotë një lexues tjetër.

Gjuajtja ka qenë pranë veshit

Agresori ka qëlluar atë në vesh, duke i shkaktuat gjakderdhje dhe vdekje në vendngjarje. Askush nuk e kupton se pse duheshte të vdesë ai. “Disa pretendojnë se mund të ketë pasur çështje borxhi të pashlyera ose histori dashurie,” thotë dokush tjetër por asnjëri pretendim nuk mund të vërtetohet. Edhe nëna e tij nuk ka asnjë arsye se pse duheshte të vritej djali i saj.
Përshkak se nuk kanë pasur problem me asnjëri, nuk mund të kemi as dyshime për ndonjë person që ia solli këtë mynxyrë familjes, thotë një i afërt i 42 vjeçarit të ndjerë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat