Dy përleshje masive në diskotekën zvicerane: Arrestohen pesë persona, prej të cilëve dy nga Kosova

Diaspora

Dy përleshje masive në diskotekën zvicerane: Arrestohen pesë persona, prej të cilëve dy nga Kosova

Më: 20 maj 2016 Në ora: 11:32

Bëhet fjalë për një koncert të muzikës rap, por që eskaloi në një përleshje të rrezikshme. “Për këtë ndodhi është fajtor organizatori. Ai duheshte të ushtrojë siguri në hapësirat e diskotekës,” thuhet në analizën paraprake, duke shtuar se edhe policia ka faj për dhunën e ushtruar ndaj sigurimit në diskotekë.

Përleshja masive kishte filluar rreth orës 3.30 duke hedhur shishe në drejtim të njëri-tjetrit, ndërsa në momentin e ardhjes së policisë aty ndodheshin 200 persona dhe janë dëgjuar sharrje dhe ofendime.

Përleshja e dytë

Për të mos mbaruar këtu ngjarja ka eskaluar për herë të dytë në orën 4.30 duke ardhur edhe arrestimet e para. Bëhet fjalë për arrestimin e dy shqiptarëve nga Kosova, një shtetasi nga Maqedonia dhe një nga Eritrea. Ata janë të rinj të moshave 16 dhe 22 vjeç. Gjithashtu është arrestuar edhe një 23 vjeçar nga Neuenburger që kishte kërcënuar sigurimin.

Ndaj persona është ngritur një proces gjyqësor./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat