Dënohen dy nga tre grabitësit shqiptarë në Bernë

Diaspora

Dënohen dy nga tre grabitësit shqiptarë në Bernë

Më: 20 maj 2016 Në ora: 11:17

Mes tetorit 2013 dhe prillit 2014 tre persona të moshës mes 20 dhe 26 vjeç akuzohen për 30 grabitje dhe 12 tentim grabitjeje në regjionin zviceran Seeland. Ata vinin nga Berni, ndërsa janë arrestuar në prill 2014, përcjell botasot.info.

Dy prej të akuzuarve janë dënuar nga gjykata me proces të shkurtuar: njëri për 3 vite, ndërsa tjetri për 3.5 vite heqje lirie.

Stoli ari dhe sende me vlerë

Ata kanë grabitur vendbanimet e Seelandit, por ka disa sosh edhe në Bernë, Jura, Solothurn dhe Zug. Nga Prokuroria, Christof Scheurer ka bërë me dije se ata janë fokusuar kryesisht te sendet me vlerë si dhe të metalet e çmuara. Dëmet e shkaktuara prej tyre janë 60.000 franga, ndërsa sendet e vjedhura kapin vlerën e 180.000 frangave.

Kundravajtësi i tretë është akoma në shqyrtim për shkak të lëndës më të komplikuar./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat