Iliria hynë në historinë e futbollit shqiptar në Zvicër

Diaspora

Iliria hynë në historinë e futbollit shqiptar në Zvicër

Më: 6 maj 2016 Në ora: 15:46

Klubi i Futbollit Iliria hynë në historinë e futbollit shqiptar në Zvicër, duke u bërë klubi i parë shqiptar që fiton Kupën e futbollit në Kanton Solothurn.

Në finalen e madhe të zhvilluar me 5 Maj në stadiumin e FC Solothurnit, FC Iliria edhe pse kishte epërsi prej 2:0, u desh që me anë të penalltive ta mposht ekipin e Fulenbach-it, me rezultat 7:4, pasi që loja përfundoi me rezultat të barabartë 2:2. Të dy golat për FC Ilirinë i ka shënuar sulmuesi Mead Demiri.

Ndeshjen e ndoqën mbi 2500 tifozë dhe pa dyshim që pjesa më e madhe ishin tifoz shqiptarë të veshur Kuq e Zi, me flamurin kombëtar dhe mbështetjen e madhe nga tribunat e stadiumit.

Ndeshjen e përcolli edhe kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Skënder Thaçi, i cili në një prononcim për Syri Blue e vlerësoi si sukses historik fitoren e FC Ilirisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat