Ja kush janë Top 10 qytetet më të mira zvicerane

Diaspora

Ja kush janë Top 10 qytetet më të mira zvicerane

Nga: F.D. Më: 6 maj 2016 Në ora: 14:38

Sipas analizës së “Bilanz” edhe këtë vit është bërë rangimi i qyteteve më të mira zvicerane, ku ka spikatur ngritja e qytetit Winterthur (3), duke lënë pas edhe qytete si Luzerni dhe Berni, që ndodhen në vendin e 4 dhe pestë respektivisht; sa i takon kualitetit të jetesës.

Në vendin e gjashtë ndodhet Aarau, duke lënë pas qytetet tjera rivale në kanton. Arsyeja është hapësira kulturore në qytet, shkollimi dhe evenimentet e mëdha. Kjo ka qenë edhe befasia e rangimit. Pak befasi ndodhen në krye të listës. Vendin e parë e zë Cyrihu, ndjekur nga Zugu. Të dy janë vlerësuar shumë për tregun e punës dhe infrastrukturën.

Katër vendet e fundit i kanë rrëmbyer Baseli(7), St Gallen(8), Lausane(9) dhe Gjeneva(10) respektivisht./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat