Tirol: Arrestohet shqiptari që goditi me shishe në fytyrë policin

Diaspora

Tirol: Arrestohet shqiptari që goditi me shishe në fytyrë policin

Më: 6 maj 2016 Në ora: 14:35

Siç keni pasur mundësi të lexoni në 15 prill në botasot.info, një grup shqiptarësh me gjasë të dehur, kishin rrahur policët në Tirolin Jugor, gjatë tentativës për ti kontrolluar.

"Një ngjarja e tmerrshme, një gjë e tillë s’kishte ndodhur kurrë - që një polic të rrihet brutalisht," tha pas ngjarjes së kobshme të 13 prillit, komandanti i Policisë në Bozner, Sergio Ronchetti. Ai ftoi për vëmendje më të madhe, pasi policët gjithmonë e më tepër kanë të bëjnë me kriminelë të çfarëdo lloji. Ngjarja e rëndë ndodhi në Oberau, ndërsa sot, e premte, agresori kryesor shqiptar është arrestuar, shkruan stol.it, përcjell botasot.info.

Policia e qytetit kishte marrë pjesë në një klub në Oberau, ku afër tyre qëndronte grupi shqiptar. Njëri prej këtyre të fundit nuk kishte leje qarkullimi, ndërsa gjithashtu gënjente mbi identitetin e tij. Pasi policia filloi të insistojë, njëri nga shqiptarët goditi me shishe policin, ku menjëherë më pas u larguan nga vendngjarja.

Pas arrestimit të 18 vjeçarit shqiptar që dyshohet se është ai që hodhi shishen drejt policisë, mendohet se do ndihmojë në analizat e mëtejshme, pasi forcat e sigurisë akoma po punojnë për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes. Sipas konferencës për shtyp të policisë gjermano-italiane, edhe dy tjerë ndodhen në arrati./Bota sot

>Shqiptarët rrahin policin italian në Tirolin Jugor

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat