Dënohet shtetasi nga Maqedonia në Zvicër: Shkeli sportistin në vetëmbrojtje

Diaspora

Dënohet shtetasi nga Maqedonia në Zvicër: Shkeli sportistin në vetëmbrojtje

Nga: F.D. Më: 6 maj 2016 Në ora: 12:04

Ngjarja ka ndodhur rrugën „Hofackerstrasse“ në Dietikon, ku dëshmitarët okularë kishin parë skena si nëpër filma hollivudianë. Me këtë rast, dy protagonistët i kishin luajtur një vozitës 26-vjeçar me shtetësi maqedonase dhe një sportist luftarak nga Dietikoni, tetë vite më i vjetër. Paraprakisht, ata ishin zënë disa orë më herët në Cyrih. Pasi sportisiti i kung-fu-së e kishte marrë rrugën në këmbë për tu kthyer në shtëpi, ai kishte vërejtur se kundërshtari i tij po e përcillte me veturë për në Dietikon.

Bëhet e ditur se vozitësi e kishte shkelur gazin me një shpejtësi prej rreth 30 km/h në drejtim të sportistit.Falë fizikut të tij të fortë sportisti me një kërcim kung-fu rrotullohet mbi xhamin e përparmë të veturës së vozitësit. Duke i falënderuar strukturës fizike të trupit, ai kalon me vetëm disa plagë të lehta. Vozitësi ishte larguar menjëherë, por më vonë ishte hetuar nga policia.

Të martën, vozitësi është dashur të përgjigjet për rastin e 8 korrikut të vitit 2012, para Gjykatës së lartë zvicerane. Me profesion, montues i ventilacionit, ai ka deklaruar se nuk ka pasur për qëllim shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, ndërsa avokatja e tij, Patricia Jucker ka kërkuar lirimin e tij nga akuza. Sipas saj, ai ka vepruar në vetmbrojtje dhe nga paniku. „Ai kishte një thikë në dorë me të cilën e goditi veturën“, i përkujton çastet vozitësi. Avokatja ka deklaruar e sigurt se klienti i saj kishte vozitur dhjetë kilometra në orë më ngadalë se sa e rëndonte akuza dhe se i dëmtuari e kishte provokuar goditjen me veturë, shkruan 20min.ch, transmeton botasot.info.

Në këtë rast gjykata e lartë zvicerane merr vendim që vozitësi të dënohet për "përpjekje të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore" ,me dënim pune prej 240 ditësh në vlerë prej 30 frangash zvicerane për çdo dite. Dëmshpërblimi që duhet paguar viktimës është një shumë prej rreth 800 frangave zvicerane./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat