Plaçkiste shitoret zvicerane, duke qenë edhe shefe: Arrestohet 29 vjeçarja nga Kosova

Diaspora

Plaçkiste shitoret zvicerane, duke qenë edhe shefe: Arrestohet 29 vjeçarja nga Kosova

Nga: F.D. Më: 6 maj 2016 Në ora: 10:55

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Qendrën Tregtare Tivoli në Spretenbach të Zvicrës, ku një shefe me origjinë nga Kosova (29) është vërejtur nga sigurimi që ka plaçkitur artikujt e ku shitores ku punonte, por jo vetëm shkruan 20min.ch. 29 vjeçarja është kapur në flagrancë, ku është arrestuar menjëherë nga policia. Ajo me anë të një sendi magnetik kishte larguar senzorin e artikujve, për ti nxjerrë më pas më lehtë nga dera, përcjell botasot.info.

Dëmi i shkaktuar prej saj llogaritet disa qindra-mijëra franga, pasi ka vjedhur edhe në butiket tjera. Tani ajo pritet të dalë përpara organeve të drejtësisë nën akuzën e vjedhjes dhe shpërdorimit të detyrës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat