I akuzuar për dhunim seksual: Ekstradohet Rexhep Rraci nga Kosova në SHBA

Diaspora

I akuzuar për dhunim seksual: Ekstradohet Rexhep Rraci nga Kosova në SHBA

Nga: F.D. Më: 6 maj 2016 Në ora: 10:42

I ndodhur në listën e më të kërkuarve për muajin shkurt në Houston të SHBA-së, Rexhep Rraci është arrestuar nga autoritetet në Kosovë, ndërsa tani ësht dërguar në Montgomery County, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një fëmijë.

Hetuesia e Conroe para pesë muajsh, nëntor 2015, lëshoi një urdhër arrest për Rexhep Rracin, shkruajnë mediat amerikane. Hetimi çoi në këmbë edhe autoritetet jashtë Teksasit, mbi të gjitha edhe autoritetet e Prishtinës, i cili ndodhet mbi dhjetë mijë kilometra nga Teksasi.

21-vjeçari momentalisht mbahet në burgun e Montgomery County, përcjell botasot.info.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat