Zviceran dhe shqiptar, së bashku interpretuan "Vallen e Rugovës"

Diaspora

Zviceran dhe shqiptar, së bashku interpretuan "Vallen e Rugovës"

Nga: N.H Më: 5 maj 2016 Në ora: 16:24

Se folklori shqiptar jo vetëm që është i pasur dhe i bukur për nga mënyra e interpretimit artistik , por ai është i vlerësuar dhe i lakmuar edhe nga të tjerët.

Mbase, për këtë më së miri e dëshmon, koncerti i organizuar së bashku nga Grupi folklorik La Farandole dhe Shoqëria Kulturore Artistike “Teuta” të Lozanës, në qytezën Courtepin të kantonit të Friburgut, koncert ky i titulluar ¨ Zbulimi i vendit të shqiponjave¨ (A la découverte du pays des Aigles).

Nikoqiri i këtij koncerti, Grupi folklorik ¨La Farandole¨, ishte kujdesur për cdo detaj të kësaj mbrëmje që të reflektoj në afermimin e dy kulturave, traditave, njohjes , respektit dhe vlersimit në mes dy popujve , ati zviceran dhe shqiptar. Salla ku u mbajtë koncerti ishte e stolisur me ngjyrat kuq dhe bardh dhe kombinimi kuq e zi, çka simbolizonte miqësinë në mes dy popujve. Edhe flamujt kombëtar, ai zviceran dhe shqiptar ishin të vendosur në një shtizë, që u prit me duartrokitje të gjata nga të pranishmit në sallë.

Në repertorin e te dy shoqërive, ishin vallet popullore te cilat disa nga to edhe i interpretuan se bashku. Para se te fillonte pjesa artistike, publikut ne salle që ishte i shumtë, sidomos zviceran, udhëheqësja artistike e Grupi folklorik ¨La Farandole¨ Natasha Oëen, theksoi se gjatë udhëtimit tonë nëpër botë, kemi gjetur një popull që vije nga vendi ku rriten shqiponjat. Jo larg Firburgut, sivjet takuam grupin folklorik të të huajve me seli në Lozanë, që ruante kulturën dhe traditën e vetë, që mban një emër shumë domethënës për shqiptarët ¨TEUTA¨ dhe ne më vonë kuptuam se bëhet fjalë për një mbretëreshë shqiptare me emrin Teuta.

Ndërsa Linda Gashi, nga SHKA ¨TEUTA¨, theksoi se në këtë shoqëri, ne kemi historinë të trashëguar nga familja në familje të cilat i ruajmë dhe i kultivojmë me krenari. Gjate përgatitjeve para se të shfaqim këtë mbrëmje artistike, ne kemi zbuluar shumë pika të përbashkëta në mes folklorit tonë dhe ati zviceran, edhe pse jemi dy popuj dhe dy shtet të ndryshme. Sipas znj. Gashi, ngjashmëria është duke filluar nga kostumet, kuq, bardh dhe zi, ose temat e valleve siç janë dashuria, vjelja pemëve, dhe lufta për një vajze, e të tjera.

Me pas radhe u mbetë interpretimeve të valleve, ku SHKA ¨TEUTA¨ u paraqit me gjashtë valle, si vallen e Hasan Agës, Dasma Kosovare, Vjelja e Mollave, Vallja e Bareshës, Vallja e Shalës së Bajgores, si dhe vallja e Shotës. Publikut zviceran, përpos valleve qe i ndoqën me interesim ta madh, përshtypje të madhe iu bënë edhe kostumet kombëtare të cilat i prezantoi SHKA ¨Teuta¨ në këtë mbrëmje, por edhe ushqimi tradicional i përgatitur nga gratë shqiptare. Por atmosfera do të ndizej në sallë me vallen e Hasan Agës, në të cilën personazhin në këtë valle e luajti me mjaftë mjeshtri dhe bukuri artistike, valltari Robert Avery, i cili më pas në një prononcim për gazetën BOTA SOT, deklaroi se ndihet i emocionuar më rrolin që ati iu besua në këtë valle ¨ Në fillim kamë menduar se folklori shqiptar është shumë i fortë dhe jo lehtë i interpretuar, por me ndihmën edhe të koreografit Florim Krasniqi, ia dola dhe ndjehem shume i emocionuar, dhe tani e kuptoj se folklori shqiptar është i butë dhe i dashur për çdo artist ¨ Ai theksoi se edhe në të ardhmen po ti epet rasti me kënaqësi do ta interpretonte vallen e Hasan Agës.

Po ashtu edhe Vallja e Shotës , u interpretua nga dy çifte: shqiptar ë dhe zviceranë. Ndërsa Grupi folklorik La Farandole paraqiten me kostume tradicionale të Zvicrës dhe interpretuan vallet e alpeve të Zvicrës të shoqëruara edhe nga orkestra frymore , e shoqëruar me instrumente autoktone zvicerane. Disa nga vallet të folklorit zviceran u interpretuan së bashku nga të dyja grupet e valltarëve. Ndërsa na fund, Mehdi Smajli, sekretar i SHKA ¨TEUTA¨ , për gazetën BOTA SOT, u shprehë se ndihet vërtetë i kënaqur me atë çfarë prezantuan para publikut zviceran në këtë mbrëmje. Bashkëpunimet e tilla shërbejnë për njohje në mes popujve, të kulturave dhe traditave dhe shpresoj se në të ardhmen do kemi bashkëpunime më të shpeshta. Ai falënderoi për bashkëpunim dhe pritje të shkëlqyer Grupi folklorik ¨La Farandole¨


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat