Vetëm gjatë prillit në Zvicër tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin 1796 persona, shumica janë nga..

Diaspora

Vetëm gjatë prillit në Zvicër tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin 1796 persona, shumica janë nga..

Nga: Fitim Dika Më: 5 maj 2016 Në ora: 15:24

Gjatë kontrolleve të fundit në kufirin jugor të Zvicrës është rritur numri i të kapurve që kanë kaluar ilegalisht kufirin. Vetëm gjatë prillit 2016 numri i atyre që kaluan kufirin ilegalisht ishte 1796 persona, që është për 319 më shumë sesa gjatë marsit. Në krahasim me prillin 2015 është rreth 30 përqind më shumë shkruan botasot.info.

Kantonet nga të cilat ka më shumë emigrantë ilegalë janë Tessini, ndjekur nga Wallis dhe Waadt. Më qetë është me kantonet në kufi me Austrinë. Sa u takon etnive më tepër ilegalë vijnë nga Afganistani, Gambia, Nigeria, Maroko, Somalia, Iraku dhe Siria./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat