NEW YORK : U mbajtë tubimi i Fondit Kosovar Amerikan i Edukimit -KAEF (Foto)

Diaspora

NEW YORK : U mbajtë tubimi i Fondit Kosovar Amerikan i Edukimit -KAEF (Foto)

Më: 5 maj 2016 Në ora: 15:00

NEW YORK CITY : Para dymbëdhjetvjetësh USAID , krijojë Fondin Kosovar Amerikan të Edukimit, i cili thuhet se ka për qëllim t’i mbështes dhe t’i përgatit, t’ju jap dije studentëve të Kosovës, ndër të tjera, duke u dhënë atyre mjetet e nevojshme për edukimin, promovimin e të ardhmes së vendit të tyre.

Për këtë qëllim mbrëmë në New York (4 Maj 2016) nën organizimin Fondit Kosovar - Amerikan të Edukimit “Kosovo American Education Fund”, u organizua një mbrëmje për ngritje Fondesh për fuqizimin e fondacionit të edukimit “Kosovo American Education Fund”

Në këtë mbrëmje tipike amerikane, për mbledhjen e fondeve mysafir special ishte ish Komandanti i Përgjithshëm i NATO-s , Gjenerali në pension Wesley Clark, ai që udhëhoqi në luftën për çlirimin e Kosovës, operacionet ushtarake, në bombadimet e njëpasnjëshme ajrore 78 ditore, kundër Serbisë së Millosheviqit, në mars - qershor 1999.

Mbas , çlirimit të Kosovës, gjenerali në pension Wesely Clark, e la detyrën ushtarake, dhe ju kthye jetës qytetare, ku 8 vjet më parë ai i hyri edhe politikës, duke vënë kandidaturën e tij, për zgjedhjet brenda partisë Demokrate, për President të SHBA, në 2008.

Ndërsa, dekadën e fundi Clark, ka qenë mjaft i lidhur me Kosovën, dhe Shqipërinë, teksa, tani së fundi përmes Fondit Kosovarë - Amerikan të Edukimit “Kosovo American Education Fund”, ai dëshiron që Kosovës ti dhuroj gjeneratat e se ardhmes për një Kosovë prosperuse me potenciale të bollshme në fushën e dijes.
Për këtë qëllim, ai mori pjesë mbrëmë duke u bashkuar me dhjetra, lider, e veprimtar të njohur, biznesmen të suksesshëm, të komunitetit shqiptarë, në mbrëmjen për ngritjen e fondeve, në lokalin e njohur tashmë në New York, “Battery Gardens” me pronar bashkëatdhetarin tonë Paul Nicaj.

Gazmend Gjonbalaj, i cili është njëri prej themluesit e këtij fondi, thotë se Fondi Amerikan i Kosovës për Edukim (KAEF), ofron bursa pasuniversitare në universitete e njohura Amerikane, për studentët nga Kosova, që janë të talentuar, të cilët demonstrojnë një angazhim të fortë për zhvillimin e vendit të tyre. Ata, shton ai do të studiojnë në programet e nivelit master për një ose dy vjet, për të marrë një diplomë, dhe të marrin pjesë në praktika profesionale.
“Dhe, më pas thotë Gjonbalaj, “ata do të kthehen në Kosovë, simbas këtij programi, me plot dije, për të marrë poste të rëndësishme në sektorët e publike, private dhe jofitimprurëse, duke siguruar një udhëheqje të rëndësishëme, edhe në zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës”.

Veprimtarja e njohur e komunitetit, Etrita Ibroci, e cila ishte pjesëmarrëse e këtij eventi në Battery Gardens , shkruan në profilin e saj në medien sociale, Facebook, se ajo është shumë krenare që ka qenë pjesë e një ngjarje, kaq frymëzues, simbas saj natën e fundit të organizuar nga Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar, të cilët do të përfitojnë prej Fondit të Edukimit Kosovar Amerikan (KAEF).

Ibroci i ka dhënë një meritë të veçantë, për këtë veprimtari, edhe punës së madhe që ka bërë njëri prej htemeluesve të këtij fondi Gazmend Gjonbalaj dhe stafi i organizimit në bërjen e kësaj veprimtarie në Battery Gardens një sukses të madh, thotë ajo duke shtuar se : “Dhe mbani mend : Mësimi, Dituria dhe Arsimi nukka përfundim. Kjo e bën mendjen tonë më të pasur, më të sigurt dhe të thjeshtë, e më më të fuqishme.

“E vlersojë lart gjithë punën, që KAEF-, është duke bërë përmes edukimit dhe ndihmën ndaj të rinjve në Kosovë, e cila me aftësit e tyre për të bërë me dijet e marra, nëpërmjet këtyre studentëve që përfitojnë nga ky Fond, natyrisht, që do t’a bëjnë në të ardhmen vendin e tyre, Kosovën, "një yll të ndritshëm në Evropë”, ka thënë gjenerali Wesley Clark, në fjalën e tij të fuqishme natën e fundit në mbrëmjen e ngritjeve të fondeve në Battery Garden në New York.

Në fund u tha se në se, ju doni të përfshiheni në këtë fushat për ngritjen e fondeve të Fondit të Edukimit Kosovar Amerikan (KAEF). dhe të jepni edhe ju kontributin tuj duke ndihmuar , shkoni në faqen e internetit të këtij Fondi tek linku www.kaef-online.org. /Beqir Sina/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat