Ja sa shqiptarë u larguan vullnetarisht nga Berlini

Diaspora

Ja sa shqiptarë u larguan vullnetarisht nga Berlini

Nga: Fitim Dika Më: 5 maj 2016 Në ora: 14:57

Në vitin 2015 në Berlin kanë ardhur rreth 80.000 refugjatë, ndërsa gjatë tremujorit të parë 2016 janë larguar vullnetarisht nga kryeqyteti gjerman plot 280 refugjatë, shkruan bz-berlin.de. Kjo tregon se gjithnmonë e më shumë largohen nga Gjermani refugjatët të cilët, më parë u është refuzuar kërkesa e azilit. “Ne presim akoma rritje të riatdhesuarve me vullnet të lirë në javët vijuese,” tha deputetja e CDU, Mario Czaja të enjten, përcjell botasot.info.

Në kampet e refugjatëve në tremujorin ne parë të 2016 janë pranuar 680, po aq sa në vitin e kaluar. Kjo shifër pritet të zvogëlohet për shkak të mbylljes së korridorit ballkanik për refugjatët. Numri i të riatdhesuarve në tremujorin e parë të 2015 ka qenë 260, ndërsa në të njejtin interval 2016 është rritur për 135 përqind, 613 persona.

Sa u takon nacionaliteteve të të larguarve me vullnet të lirë, prijnë serbët 187 persona, bosnjakët, 156 dhe banorët nga Kosova, 113 të tillë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat