Riatdhesohen 102 shqiptarë nga NRW

Diaspora

Riatdhesohen 102 shqiptarë nga NRW

Nga: F.D. Më: 5 maj 2016 Në ora: 12:15

Përkundër uljes së numrit të refugjatëve që kërkojnë strehim në Gjermani, kjo e fundit nuk ka ulur intenzitetin e të riatdhesuarve, shkruan botasot.info. Të martën, janë dëbuar 102 shqiptarë nga aeroporti i Dyseldorfit në drejtim të Prishtinës dhe Tiranës respektivisht.

Në aeroplanin Charter kishte 61 azilkërkërkues nga Shqipëria, ndërsa të tjerët, 41 ishin nga Kosova. “Pas refuzimit të kërkesës nga autoritetet gjermane, emigrantët duhet të riatdhesohen në mënyrë vullnetare. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ne jemi të detyruar të zbatojmë ligjin për dëbim,” tha ministri i brendshëm gjerman në NRW, Ralf Jager.

1324 azilëkrkues janë dëbuar nga ky regjion gjerman në tremujorin e parë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat