Letër përshëndetëse për Degën e LDK-së në Zvicër

Diaspora

Letër përshëndetëse për Degën e LDK-së në Zvicër

Më: 4 maj 2016 Në ora: 21:44

I nderuari kryetar Haki Latifi,
E nderuara Kryesi e Degës së LDK-së në Zvicër,
I nderuari Islam Sejdaj, miq të mi te çmuar,
Përshtypjet e mia me rastin e 26 vjetorit të Degës së LDK-së në Zvicër ishin fenomenale, në një mikëptitje bujare e frymë tradite Rugoviane, për çka ju jam mirënjohës të gjithë ju nga dega e LDK-së në Zvicër, poashtu për mua ishin momente të veqanta ndarja e mirënjohjeve për njerëzit që një çerek shekuli dhanë kontribut të madh per lirinë dhe pavarsinë e vendit, e ku nder mirënjohjet e shumta ishte edhe ajo e mikut tim Islam Sejdaj që më bëri krenar dhe u ndiva i privilegjuar që ta shoh duke u nderuar nga dega edhe si bashpuntorë të frymes Rugoviane, edhe si bashkëvendas por edhe si mërgimtarë, andaj rruga e juaj e gjatë do të mbetet gjithmonë e shënuar ne historinë e shtetformimit në krye me presidentin Rugova. Sinqerishtë ju përgëzoj për organizimin e manifestimit të 26 vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Zvicer, degë kjo e cila gjatë të gjitha zhvillimeve ishte promotore e kontributit tuaj të parezervë dhe të palodhshëm, ky ishte një vështrim i imi personal por së shpejti dega jonë do të dalë publikishtë me vlersimin e këti përvjetori, për bashkëpunimin e dy degëve tona tradicionalisht dhe kjo do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Respekt!

Xhavit Belaj, sekretar i Degës së LDK-së për Beneluks

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat