Dega e LDK-së në Zvicër uron të gjithë qytetarët e Republikës

Diaspora

Dega e LDK-së në Zvicër uron të gjithë qytetarët e Republikës

Më: 4 maj 2016 Në ora: 20:26

Dega e LDK-së në Zvicër uron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e dy lajmeve të mira për qytetarët e Kosovës siq janë pranimi në UEFA dhe liberalizimi i vizave.

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër uron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe përgëzon Qeverinë dhe kryeministrin Z.Isa Mustafa me rastin e dy lajmeve të mira njëra pas tjetrës që nuk kanë dhe nuk do të kenë të ndaluar.

Pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA dhe duke e transferuar Kosovën në listën pa viza për të hyrë në zonën Shengen, përbëjnë një ndër ngjarjet më të gëzuar në historinë më të re të Kosovës.
Këto lajme janë një ogur i mirë, se ne kemi filluar të ringjallemi si feniksi që ngjallet prej hirit të tij.

Urime Qytetarë të Republikës së Kosovës!
Urime Kosovë!
Na priftë e mbara me gëzime të pafund!

Solothurn,04 maj 2016

Për kryesinë e Degës së LDK-së në Zvicër
Haki Latifi, kryetar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat