Refuzohet vakcinimi i katënjakëve shqiptarë në Thuringen

Diaspora

Refuzohet vakcinimi i katënjakëve shqiptarë në Thuringen

Nga: Fitim Dika Më: 4 maj 2016 Në ora: 16:41

Të gjitha mediat gjermane publikuan lajmin se familja e Vebi Ketës (37), refugjate nga Shqipëria, në spitalin Jena të Thuringenit lindën katërnjakë më 16 tetor 2015. Vetë kryefamiljari potencoi se erdhi në Gjermani, pasi lindja e tyre përbënte rrezik të madh në spitalet e Shqipërisë.

Mëgjithatë, tani ka ndodhur një gjë e pazakontë për familjen më të njohur shqiptare në Gjermani. Përveç qe familja shqiptare duhet të lëshojë Gjermaninë, për shkak se Shqipëria është në kategorinë e vendeve me origjinë të sigurtë, një mjek gjerman ka refuzuar të vakcinojë familjen. Kjo për shkak se gjëja ka pasur probleme dokumentacioni, përcjell botasot.info, lajmin e mediave gjermane.
“Mjeku nuk ka dashur ti kontrollojë se data e skadimit kishte kaluar një ditë më parë,” thotë pastorja Frederika Costa, që njëherësh pagëzoi katërnjakët. “Kjo sjellje e doktorëve është e pafalshme.”

Tani rasti shqyrtohet në instancat tjera, që me gjasë mund të sjellin deri te vakcinimi i foshnjave./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat