Murati takohet me bashkatdhetarët në Suedi

Diaspora

Murati takohet me bashkatdhetarët në Suedi

Më: 4 maj 2016 Në ora: 09:30

Në Malmo të Suedisë, ministri Murati u takua me bashkatdhetarët dhe përfaqësuesit e shoqatave të ndryshme në këtë shtet.

Në këtë takim, ministri Murati i njoftoi të pranishmit për punën e Ministrisë së Diasporës.

"Fokusi i angazhimit tonë është përmirësimi i gjendjes në aspektin e mësimit shqip në diasporë, regjistrimi i bashkatdhetarëve tanë dhe tërheqja e investimeve nga diaspora", u shpreh ministri. Në vazhdim, ai i njoftoi të pranishmit për marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë lidhur me krijimin e mundësive për bërjen e praktikës në institucionet e këtyre dy shteteve nga studentët e diasporës. Me këtë rast, i ftoi ata të aplikojnë brenda afatit të paraparë.

Gjithashtu, i njoftoi prindërit për organizimin e kampeve në Kosovë për të rinjtë nga diaspora. Të pranishmit e falënderuan ministrin për vizitën dhe, njëkohësisht, shprehën shqetësimet e tyre sidomos rreth çështjes së sigurimeve kufitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat