Zvicër: Shqiptari nga Kosova voziti 154km/h, i sekuestrohet vetura dhe leja e qarkullimit

Diaspora

Zvicër: Shqiptari nga Kosova voziti 154km/h, i sekuestrohet vetura dhe leja e qarkullimit

Nga: F.D. Më: 3 maj 2016 Në ora: 11:51

Policia kantoniale e Thurgaut ka kapur një shqiptar nga Kosova (28) që qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara. Sipas fm1today.ch ai voziste 154 kilometra në orë, në rrugën ku lejohet vetëm 80. Ngjarja është regjistruar dje, e hënë, rreth orës 14.40 në drejtim të Wängi.

Sipas ligjit helvet kush vozit 69 kilometra në orë më shumë sesa norma e lejuar 80km/h, përbën procedim penal. 28 vjeçari i është sekuestruar vetura dhe leja e vozitjes./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat