Gjermani: Arrestohet shqiptari me 24.000 rrënjë kanabis, që i transportonte në Shqipëri

Diaspora

Gjermani: Arrestohet shqiptari me 24.000 rrënjë kanabis, që i transportonte në Shqipëri

Më: 3 maj 2016 Në ora: 11:43

Në natën e së martës forcat e rendit në Bavari kanë ndalur një kamion me regjistrime holandeze dhe zbuluan 24.000 rrënjë kanabis. Të gjitha rrënjët ishin fshehur në këpucët e 31 vjeçarit shqiptar, shkruan mangfall24.de. Ngjarja është regjistruar pranë Bad Feilnbach.

Të gjitha rrënjët janë sekuestruar, ndërsa shqiptari ka mohuar që këpucët janë të tijat dhe i kishte marrë prej në Shqipëri, përcjell botasot.info. Rrënjët e Kanabisit kanë peshuar 400 gramë dhe me vlerë prej 50.000 euro.

Ka pasur disa raste të arrestimeve të shoferëve shqiptarë në Gjermani, që trafikojnë rrënjë nga Hollanda./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat