Shqiptarja 14 vjeçare Ivo Zurbo, mahnit publikun gjerman

Diaspora

Shqiptarja 14 vjeçare Ivo Zurbo, mahnit publikun gjerman

Nga: F.D. Më: 3 maj 2016 Në ora: 03:02

Prej në kohët e fëmijërisë, 14 vjeçarja nga Tirana, Ivo Zurbo ka luajtur me piano, ndërsa talenti i saj ka lënë mbresa edhe në shkollën gjermane “Burgau”, shkruan “Aachener Nachrichten”. Vajza e shkolluar në gjimnazin kryeqytetas „Jordan Misja“ ishte ftuar nga pianisti gjerman, Heribert Koch i cili e kishte njoftuar gjatë aktiviteteve të tij ndërkombëtare si përfaqësues i jurisë në edicionin e manifestimit „Pianisti i Ri“. Me atë rast, ajo ishte ftuar të luajë në piano së bashku me Orkestrën e Radio televizionit shtetëror, përcjell botasot.info.

Talentja shqiptare ka interpretuar veprat e Bachut, Beethovenit dhe Liszt. Sipas medias gjermane ajo ka kapur mjaft mirë akordet e rënda në një vepër të Bachut dhe është duartrokitur gjatë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat