SHBA: Besimtarë ortodoksë, shqiptarë në Amerikë, kanë kremtuar festën e Pashkës (Foto)

Diaspora

SHBA: Besimtarë ortodoksë, shqiptarë në Amerikë, kanë kremtuar festën e Pashkës (Foto)

Nga: Beqir SINA, New York Më: 2 maj 2016 Në ora: 14:19

BOSTON MA : Në faqen e internetit, rrjetin shoqëror Facebook tregohet se Besimtarët ortodoks shqiptarë të Amerikës, kremtuan mbrëmë festën e ringjalljes së Krishtit. Në mesnatë në te gjitha kishat ortodokse, në Bregun lindor, Boston, Uster, Nju Jork, njoftohet se besimtarë të shumtë, zhvilluan meshat e Shenjta me rastin e Pashkëve, që përkujtojnë ringjalljen e Krishtit, pas të premtes së zezë.

Në Kishën e parë dhe më të vjetër të shqiptarëve të Amerikës, “St. George Albanian Orthodox Cathedral” - Kishës shqiptare të Shën Gjergjit në Boston, simbas faqes së tyre të internetit, tregohet se mbrëmë ishin mbledhur dhjetëra besimtarë, të cilët ndoqën nga afër meshën nga At Arturi, kancelari i kishes ortodokse të Bostonit, e të drejtuar nga hirësia e tij peshkop Nikon Liolini.

Përmes fjalës së tyre - dy vëllezërit Artur Liolini dhe Episkopi Nikon Liolin, dërguan një mesazh urimi për të gjithë besimtarët.:”Faleminderit për t'u bashkuar me ne në të Premten të Shenjtë. Unë kam qenë në një përvojë e pabesueshme, për të dëgjuar të gjithë ju lutjet tona, e të këndojmë së bashku. Ne shpresojmë për të parë me ju Natën për Ringjalljen e Krishtit. Krishti u ngjall!”

Simbas një fotoalbumi( nga Panion Tase) marrë nga celebrimi i mbrëmshëm në Boston, faqen e tyre të internetit, tregohet se besimtaret kanë ndjekur meshën me qirinj në duar duke uruar njëri-tjetrin. Ata morën nga kisha flakën e Zotit për ta çuar atë në shtëpinë e tyre për më shumë mbarësi.

Simbol i kësaj feste është veza e kuqe.

Festa e pashkëve cilësohet, si një nga festat më të rëndësishme nga besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë.Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Mesha e shenjtë e Pashkëve është më e rëndësishmja në kalendarin e krishterë për vetë simbolikën e ringjalljes. Pashka është në themel të të gjithë besimit të krishterë.

Ceremoni të ngjashme, simbas medias sociale Facebook, janë zhvilluar me rastin e Pashkëve në të tre kishat ortodokse të besimit të Krishter Ortodoks nga besmitarët shqiptarë të Amerikës, në Boston, Uster, dhe Kuins - Nju Jork.

Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit. Në krishtërimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë. Në Orthodhoksi, sezoni i Pashkës fillon ditën e Pashkës dhe përfundon me ardhjen e ditës së dyzetë, festën e Ngritjes.

Duke folur për “St. George Albanian Orthodox Cathedral” - Kishën shqiptare të Shën Gjergjit në Boston, simbas faqes së tyre të internetit, se ajo pėr gati njė shekull ka qėnė qėndėr shpirtėrore pėr besimtarėt ortodoksė tė Boston-it e rreth tij. E themeluar fillimisht si ministri me mission humanitar pėr shqiptarėt e sapo ardhur nė trojet Amerikane, sot Shėn Gjėrgji pėrfaqėson njė unitet kombėtar besimi, kulturash dhe prejardhjesh etnike. Si qėndėr e Arqipeshkopisė Shqiptare tė Kishės Ortodokse nė Amerikė, ministria jonė mirėpret e u shėrben me devocion besimtarėve nga 40 zona brėnda dhe jashtė shtetit tė Masaēuset.

Famullia jonė, thonë ata ėshtė dėshmitare e gjallė e besimit pėr tė pėrcjellė mesazhin e Zotit dhe shpėtimtarit Iezu Krisht si gjithmonė nė shekuj nga Apostujt e parė tė kishės deri nė ditėt e sotme. Mbi bazėn e liturgjisė fetare tradicionale shekullore, aktuale dhe nė evolucionin perspektiv, nėpėrmjet shėrbimit ndaj Zotit, Katedralja Shėn Gjergji ofron zgjidhje bashkėkohore pėr komunitetin dhe shoqėrinė, nė forcimin e raportit esencial shpirtėror e personal tė besimtarėve duke gjetur shpėtim nė Perėndinė e Ngjalle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat